Trajnim për pakica

Prej tvteuta16:07, 10 Dhjetor 2015

Ministria për pakica dhe të drejtat e njeriut ditën e mërkurë në Ulqin ka organizuar edukimin një ditor për përfaqësuesit e pakicave ,në rend të parë romëve dhe egjiptianëve.

Qëllimi i këtij seminari ishte që përfaqësuesit e këtyre  pakicave të forcohen dhe edukohen që të merren me politik. Në këtë seminar kanë ligjëruar Mr Vlado Dediq  drejtori i zyrës së drejtësisë nga CEMI, dhe Slavica Strikoviq trajnere për barazinë Gjinore. Zonja Strikoviq në deklaratën e saj dhënë televizionit Teuta, u shpreh se pozita e femrave në vendet udhëheqëse në komunën e Ulqinit është nën çdo nivel,ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së sajë në kuvendin komunal mund të them se është tepër e ulët dhe diskriminuese.

  • 1

    Radio