Sociale Më shumë

Tivar: Çerdhja do të ndërtohet në vendin e planifikuar

Prej tvteuta15:35, 15 Nëntor 2018

Këshilltarët e Kuvendit komunal të Tivarit nuk e miratuan iniciativën që për ndërtimin e çerdhes në Tivar të ndryshohet vendi i planifikuar, pasi shumica e këshilltarëve votuan kundër ose abstenuan. Opozita dhe këshilltarët e listës “Zgjedh Tivarin” votuan pro iniciativës, nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake abstenuan, kurse Socialdemokratët ishin kundër. Vendi i ndërtimit të çerdhes zgjoi debate dhe protesta të qytetarëve, pasi planifikohet në hapsirën e parkut publik, me ndërtimin e të cilit do të shkatërroheshin pemët dhjetravjeçare në atë zonë.

  • 1

    Radio