Thirrje shtesë për vlerësuesit e pavarur

Prej tvteuta16:19, 3 Maj 2018

Ministria e Administratës Publike ka shpallë  thirrje publike shtesë për aplikacione për vlerësues të pavarur për këtë vit.Thirrja publike shpallet  për  të krijuar  kushte për zbatimin e procedurës për shpërndarjen e fondeve për projektet dhe programet e organizatave joqeveritare në vitin 2018 dhe sigurimin e numrit të nevojshëm të vlerësuesve të ekspertizës së duhur.Kjo është e domosdoshme, siç thuhet, për vlerësimin e projekteve dhe programeve të organizatave joqeveritare, sipas kritereve të parashikuara të parapara me konkursin publik.”Kushtet e përcaktuara nga Ftesa Publike e Ministrisë që nga 1 marsi, në lidhje me krijimin e një liste vlerësuesish të pavarur për vlerësimin  e projekteve të organizatave joqeveritare në fushat në të cilat do të kryhet shpërndarja e fondeve, kriteret I kanë   përmbushur vetëm 13 persona”, thuhet në këtë komunikatë.

  • 1

    Radio