Aktuale Më shumë

Themelohet teatri “Teuta”

Prej tvteuta14:14, 1 Dhjetor 2016

Në Ulqin është themeluar organizata joqeveritare “Teatri Teuta” , e cila synon që publikut të qytetit ti sjellë aktivitetet aq të munguara kultuorore. Kjo organizatë ishte iniciativë e disa individëve, të cilët me datë 18.shtator.2016. në mbledhjen e kryesisë kanë nënshkruar Aktin e themelimit dhe Statutin për themelimin e organizatës joqeveritare, të cilin e ka aprovuar Ministria e Punëve të Brendëshme e Malit të Zi. Kryesia e teatrit, në krye me drejtorin Munib Abazoviq kanë pasur edhe takimet e para me institucionet të cilët do ti mbështesin gjatë rrugëtimit të tyre. Televizioni Teuta si çdo here qëndron pranë aktiviteteve të cilat zhvillohen në Ulqin. Mbështetje kanë gjetur dhe tek kryetari i komunës Nazif Cungu, si dhe nga drejtori i Qendrës për kulture Astrit Salaj, me të cilët kanë nënshkruar dhe marrëveshje bashkëpunimi.

Për ta promovuar dhe më mirë, teatri “Teuta” në galerine e  Qendrës për kulture mbajti konferencën  e parë për media ku shpalosën të gjitha planet e tyre. Qëllimi i kësaj organizate joqeveritare është të ringjallë jetën teatrale të Ulqinit dhe që brezat e rinj të rriten në frymën artistike. Nuk do të mungojnë shfaqjet teatrale për fëmijë, por edhe për të rritur, deklaroj Munib Abazoviq drejtori i teatrit të sapo themeluar dhe zbuloj që shfaqja e parë do të vendoset shumë shpejtë në skenë dhe titullohet “Nana”.

Në kuadër të teatrit do të punojë staf profesionist i përbërë nga regjisorë, skenografë dhe kostumografë, si dhe aktorë të diplomuar, të cilët për publikun vendas dhe të huaj do të sjellin shfaqe kombëtare dhe ndërkombëtare të zhanreve të ndryshme. Anëtarët e “Teutës” folën dhe mbi qëllimet e tyre dhe na njoftuan më nga afër me punën e tyre.

Teatri “Teuta” është themeluar nga artdashësit nga komuna e Ulqinit:

  1. Munib Abazoviq – Drejtor i teatrit
  2. Muho Uruçi – Arkitekt
  3. Edina Mustafiq – Studente ne fakultetin e arteve, drejtimiRegjiteatri, viti i fundit
  4. Jetmira Hoxha – Skenograf edhe Kostumografe
  5. Bashkim Alaj – Aktor
  6. Albana Kurti Zeçeviq – Menaxhere e marketingut
  7. Eliana Peku – Administratore e teatrit
  8. Suad Bejta – Gazetar

Fundi i vitit 2016 do të jetë një vit historik sa i përket kulturës në qytetin e Ulqinit. Me themelimin e teatrit fëmijët, rinjija, por edhe të rriturit do të kenë ku ta kalojnë kohën, do të kenë dhe një vend më tepër ku do të shoqërohen.

  • 1

    Radio