Sociale Më shumë

Tërmetet e fuqishme në bregdet do të kishin pasoja katastrofale

Prej tvteuta16:34, 18 Shtator 2018

Drejtoria për situata emergjente e Ministrisë së mbrendshme ka prezantuar draftin e Planit për mbrojtje dhe shpërtim nga tërmetet , në të cilin thuhet se termetet me fuqi prej 6.5 shkallë Rihter do të kishin pasoja katastrofale në zonat bregdetare. Kjo si pasojë e ndërtimeve josimetrike, edhe pse cilësia e tyre në përgjithësi është më e mirë se në të kaluarën. Përqëndrimi kryesisht në armaturë dhe jo në simetrinë e objektit krijon rrezik në rast të tërmeteve. Ekspertët thonë se zgjatja e tërmetit ka edhe më tepër rëndësi se fuqia , çka në të kaluarën ka qenë edhe arsyeja kryesore e dëmeve të mëdha nga termetet.

  • 1

    Radio