Të punësuarit në Komunën e Ulqinit paralajmërojnë grevë

Prej tvteuta15:33, 5 Shtator 2019

Organizata sindikale e organeve të pushtetit lokal në Ulqin në mbledhjet e fundit ka konstatuar se bllokimi i xhirollogarisë së Komunës, për shkak të borxhit ndaj Rekreaturs, është duke i shkaktuar dëm të madh gjithë qytetit por sidomos të punësuarve në këtë institucion. Për këtë ata i janë drejtuar edhe organeve shtetëore me kërkesë që të gjendet një zgjidhje për kapërcimin e situatës, njëjtë sikur u verpua në rastet e Komunave të Pllavës dhe Kollashinit. Nëse Qeveria e Malit të Zi dhe insitucionet relevante nuk sjellin vendime pozitive për zgjidhjen e këtij problemi, të punësuarit kanë paralajmëruar grevë të përgjithëshme.

  • 1

    Radio