Kulturë Më shumë

Të merkurën “Festë për mergimtarët ” në Braticë

Prej tvteuta15:18, 23 Korrik 2018

Për të nëntin vit me radhë dekanati i Kishës Katolike të Ulqinit do të organizojë “Festë për mërgimtarët ” në shenjë falenderimi ndaj kontributit që ata japin vazhdimisht në drejtim të Kishës.  Sipas famulltarit të Kishës së Kollomzëz dhe Braticës, Dom Gabriel Grabanica, ky organizim peshon sa një pike uji në krahasim më atë se cfarë mergimtarët bejnë për Kishën .

Festa do të organizohet në qendër të Braticës në Sheshin e Shna Ndout , ku për mërgimtarët kanë përgaditur një program te larmishëm me folklor , ekspozita të fotografive , shperndarje të dekorimeve dhe fletë falenderimi, si dhe pergaditja e një sofre të begatshme me specialitete vendase të cilat mërgimtarëve u mungojnë . Manifestimi do të filloje ne orën 19.30.

  • 1

    Radio