Aktuale Më shumë

“Të gjithë ata që marrin pjesë në shuarjen e zjarrit do të shpërblehen”

Prej tvteuta13:54, 11 Gusht 2022

Kryeministri Dritan Abazoviq gjatë vizitës së zjarrfikësve të Kotorrit në lokacionin Drazhin vrt tha se kushdo që merr pjesë në shuarjen e zjarrit do të shpërblehet nga shteti.

Së bashku me ministrin e Brendshëm, Filip Axhiq, ministrin e Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, dhe drejtorin e Drejtorisë për Situata Emergjente, Miodrag Beshoviq, vizitoi zjarrfikësit e Kotorrit në lokacionin Drazhin vrt, ku një zjarr i madh kërcënoi shtëpitë e afërta mbrëmjen e së mërkurës.

“Përgëzojmë shërbimet vendore të mbrojtjes dhe shpëtimit, të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Ushtrisë dhe shoqatave vullnetare tregojnë përkushtim të madh, profesionalizëm dhe patriotizëm, duke mbrojtur shtëpitë dhe natyrën nga elementët e zjarrit. Të gjithë ata që marrin pjesë në shuarjen e zjarrit do të shpërblehen nga shteti”, tha kryeministri.

Kryetari i Komunës së Kotorrit, Vlladimir Jokiq, i cili mirëpriti kryeministrin Abazoviq me nënkryetarët e komunës, para përfaqësuesve të Qeverisë ka shpjeguar gjithçka për betejën shumëditore me zjarrin të udhëhequr nga zjarrfikësit e Kotorrit.

Ai ka shfrytëzuar rastin të falënderojë punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit për përpjekjet e shumta që kanë bërë për të shuar sa më parë zjarret dhe për të shpëtuar qytetarët dhe shtëpijat e tyre.

“Të gjitha resurset e Komunës së Kotorrit janë në dispozicion për ta zgjidhur këtë problem aktualisht më të madh në qytetin tonë”, tha Jokiq.

  • 1

    Radio