Aktuale Më shumë

Të dielën protestë e re në Merkot dhe Krythë. Bllokim i rrugës nga 10.30-11.30

Prej tvteuta15:50, 12 Gusht 2022

Lidhur me protestën e paralajmëruar të banorëve të Krythës dhe Merkotit të cilët të dielen me datë 14.08.2022 përsëri do të bllokojnë rrugën magjistrale R 29 nga ora 10.30 deri në 11.30, kanë reaguar nga KKSH.

Në kumtesë thuhet se kjo është bllokada e katërt e kësaj rruge dhe përkujtojnë se banorët e Merkotit dhe Krythes kanë filluar me protesta pasi që janë informuar që Qeveria ka sjellë Vendim që gati gjysmën e mjeteve të parapara në buxhet për shpalljen e tenderit për rekonstruktimin e kësajë rruge të transferohen në një projekt tjetër në pjesën veriore të Malit të Zi.

Pas tubimit të fundit protestues dhe kërkesës që Qeveria e Malit të Zi ta shpallin këtë rrugë të interesit publik dhe të veprojë në përputhje me nenin 14 të Ligjit për eksproprijim, banorët vendas nuk kanë marrë asnjë përgjegje adekuate. Duke e pasur parasyshë se nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria ndaj kërkesës së tyre, banorët e Krythës dhe Merkotit kanë vendosur të intensifikojnë bllokimin e kësaj rruge jetike për ekzistencën e tyre në këtë zonë, nëpër të cilën gjatë vitit kalonë deri në 500.000 automjete.

  • 1

    Radio