Sociale Më shumë

Takim i kryetarit Nrekiq me Reisin e Bashkësisë islame në Mal të Zi

Prej tvteuta19:28, 11 Shtator 2018

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë  priti Reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi Efendi Rifat Fejziq dhe bashkëpunëtorët  e tij. Takimi ishte i hapur dhe tepër miqësorë.

Kërkesë e Bashkësisë Islame në mal të Zi ishte  jetësimi i idesë  së kahmotshme për ndërtimin e xhamisë në Shtoj konformë parcelës së përfshirë në Planin hapsinorë Urbanistik  dhe  vazhdimi ishfrytëzimit të  vendit parkues tek Xhamia Merasë , vendparking të cilin Bashkësia Islame në Ulqin e shfrytëzon në bazë të vendimit të Kuvendit ,pasi lënda ende është në proces gjyqsorë. Kryetari i Komunes se Ulqinit Nrekiq ,duke  vecuar rëndësinë e harmonisë fetare, dhe multikonfesionalizmin në Ulqin tha se respekton institucionet e Bashkësive fetare dhe se kërkesa për ndërtimin e xhamisë në Shtoj pikërisht duhet të vij nga këto institucione dhe të marrë rrugën e zgjidhjes .Ndërsa , përsa i përket cështjes së shfrytëzimit të vendparkingut, Kryetari Nrekiq i njoftoi të pranishmit me përgatitjet që po bën komuna për formimin e shpejtë të një servisi parkues.Pasi cështja për lokalitetin e përmendur është në proces gjyqsorë duhet të sqarohet se  kujt i përket ajo ,nënvizoi ai. Në këtë cështje u kyc dhe nënkryterja Gjoni e cila  llogarit  që në arkivat e Basshkësisë Islame  duhet të ekzistojnë të dhëna bindëse  që dëshmojnë se kjo pronë është e Bashkësisë Islame.Palët edhe sot vecuan se  janë partner të sinqertë me njëri tjetrin.

  • 1

    Radio