Reisi Rifat Fejziq përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut

Me 15 janar 1999 ne fshatin Recak te Kosoves eshte bere masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova, e cila njihet si masakra e Reçakut, e cila u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. 
Me kete rast, ne shenje perkujtimi te 23 vjetorit te Masakres se Recakut, Reisi i Bashkesise islame ne Mal te Zi, Rifat Fejziq,permes Twitter-it, ka percjellur lutjet (duatë) per viktimat e pafajshme te kesaj masakre.
“Viktimat paçin mëshirën e Zotit të madhërishëm, kurse familjeve të tyre ju dhashtë Zoti durim”,theksoi Fejziq në postimin e tij dedikuar Masakrës së Reçakut.

Turqia shenoi 15 korrikun. Ne QIK Tivar u mbajt konferenca dhe u hap ekspozita

Mbreme ne Qendren kulturore islamike ne Tivar me rastin e 15 korrikut Dites se Demokracise dhe unionit kombetare të Republikës së Turqisë, është mbajtur Konferenca për nderë të 15 korrikut, me c‘rast morën pjesë personalitete të larta përfaqësuese të shtetit turk, por edhe personalitete nga bashkesia islame dhe individ te ndryshem. Me kete rast  është hapur edhe ekspozita me fotografi nga dita e tentimit për grushtet në Turqi, ku shihen qarte shume nga veprimet me brutale te asaj mbremje.

Ambasadorja e Republikes se Turqise ne Mal të Zi, Sungul Ozan, në një deklaratë për TV Teuta e denoi ashper kete sulm terorit të organizatës FETO dhe shprehu kenaqesine qe Mali I Zi nuk ka lejuaj qe kjo organizate te veproje ketu.

“Jam shume e lumtur qe Mali I Zi nuk I ka dhene mundesi organizates Feto qe te vendoset ketu dhe shpresoj qe edhe ne te ardhmen do te kemi te njejten gje, qe jo most e lejohet ne asnje menyre, e as me ndonje lloj te maskave te mundshme. Kjo organiyate eshte e njohur ne baze te asaj qe I keqperdor ndienjat fetare dhe kryesisht jane ne shenjester myslimanet dhe bashkesite fetare myslimane, prandaj dua qe ti paralajmeroj vellezerit mysliman ne rrezikshmerine e kesaj organizate dhe ne keqperdorimet eventuale qe mund ti beje ajo”, tha nder te tjera Ambasadorja turke ne Mal te Zi Songul Ozan.

Bashkësia islame organizoi program fetar për kthimin e pronave të Valdanosit

Bashkësia islame, mexhlisi në Ulqin organizoi program fetar me rastin e miratimit të Ligjit për kthimin e pronave të Valdanosit, në të cilin bashkësia islame, mexhlisi në Ulqin ka rreth 92 mijë e 823 metra katrorë. Në këtë program u bë leximi i kuranit, salavate dhe mevlude dhe u zhvillua në praninë e të ftuarve nga struktura të ndryshme shoqërore.

Kryeimami i mexhlisit të Ulqinit Ali Bardhi gjatë këtij progrmami, tha se ky kthim i pronës u mbeshtet me idene e drejtesise, me durim e sakrifice dhe u arrit qe ky amanet te percillet deri ne momentet finale. Ai spjegoi se Vakfi i parë, apo vakfi i madh ka 1605 rrenje, vakfi i dyte ka 318 rrenje dhe ne total jane 1923 rrenje ulliri me nje siperfaqe prej 92mijë e 823 metra katrorë.

Të pranishëmve iu drejtua edhe deputeti Genci Nimanbegu i cili e finalizoi këtë padrejtësi me ligj dhe i cili ju uroi të gjithë pronarëve dhe bashkësive fetare këtë pronë, duke ju dëshiruar që ta përdorin për të mirën e bashkësisë dhe nevojtarëve.

“Me 23 qershor Ligji per Valdanos ka hy në fuqi, është nënshkruar dhe ka hy në fletë zyrtare, dhashtë zoti, me një korrik do të hyjë në fuqi edhe ka me fillua procedura e kthimit të pronës. Unë së pari dua të ju dëshiroj juve si pronar të vakfit, si Bashkësi islame, ishalla e gëzoni, ishalla e përdoroni për të mirë edhe të bashkësisë tuaj edhe të nevojtarëve. Kuvendi i Malit të Zi e ka pru vendimin, unë si përfaqësues i juaj, si i dërguari juaj për me fol në emër tuaj në Kuvendin e Malit të Zi, e kemi krye obligimin tonë dhe detyrën tonë.  Si duket  Zoti edhe i rregullon ato punë, në atë formë donjiherë si e mira vjen nëpër shumë rrugë. Duhet të dimë se jetën në këtë vend na e kanë lanë të parët tanë, e ata të parët tanë na kanë dhënë disa obligime e ato obligime duhena me i krye me nderë”, u shpreh Nimanbegu.

Të pranishëmve iu drejtua edhe Reisi i Bashkesise islame Rifat efendi Fejziq, i cili tha se Ulqini ishte njeri nga vendet që përjetuan shumë padrejtësi, siç  ishte marrja e xhamisë së detarëve, xhamia në Kala, është rrënuar xhamia ku sot gjendet parkingu, është rrënuar xhamia dhe eshtërit e paraardhësve tanë në Metriz ku u ndërtua kisha, janë marrë shumë vakufe dhe këto padrejtësi kanë zgjatur shumë.

“Atje i keni të parët tuaj, gjyshërit tuaj që e kanë bërë vakuf. Vakufin në Valdanos e kanë lënë individët,në mesin e të cilëve ishin edhe dy gra si dhuruese më të mëdha të vakufit të cilave ju këndohet Hatmja. Të nderuar vëllezer dhe motra, të gjithë ata që japin kontributin që të ruhet, mbrohet dhe kthehet vakufi, e kanë shpërblimin sikur pjesëtarë të dhënjes së vakufit”, theksoi Fejziq.

Pas mevlydit dhe faljes se namazit te akshamit, u organizua edhe një koktej i rastit.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio