Vizita e presidentit turk Erdogan në Shqipëri: Erdogani sot në Laç dorëzon çelësat e shtëpive 500 familjeve të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit të vitit 2019

Sot me datën 17.01.2022 Erdogan vizitoi Shqipërinë për të dorëzuar çelësat e mbi 520 shtëpive apo banesave pronarëve të prekur nga termeti. Tashmë ato janë gati, në trajtën e një lagjeje të re dhe modern. Kanë qenë inxhinierë dhe punëtorë turq që punuan bashkë me ata shqiptarë për të bërë të mundur ndërtimin e një qyteze të vërtetë në Laç, pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Vizita e Presidentit u shoqërua nga masa të larta sigurie si të Shqipërisë ashtu dhe të agjencive të sigurisë nga Turqia. Disa rrugë u bllokuan në Shqipëri për shkak të mbarëvajtjes së vizitës pa incidente. Nga Ankaraja kanë mbërritur dje në Rinas efektivë të gardës turke por edhe të shërbimeve sekrete e ushtarake nga ky vend. Ndërkohë, Laçi është bërë gati për të pritur Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Shmanget atentati me bombë ndaj presidentit turk Erdogan

Një atentat ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan u parandalua nga inteligjenca turke të shtunën në mbrëmje, raportojnë mediat turke.

Sipas raportimeve mjeti shpërthyes i cili u vë re në momentet e fundit, ishte vendosur nën makinën e një oficeri në detyrë në mitingun e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Siirt,

Sidoqoftë, mjeti shpërthyes është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave dhe policia ka filluar hetimin për kapjen e të dyshuarve.

 

 

  • 1

    Radio