Fundi i qeverisjes 12-vjeçare të Netanyahut,partit opozitare..

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se marrëveshja e koalicionit të unitetit kishte sukses.

Blloku opozitar i kryesuar nga Naftali Bennet, Yair Lapid dhe Kreu i partisë arabe, Ra’am, Mansour Abbas, nënshkruajnë dokumentin që i hap rrugë qeverisë së re në Izrael.

Nën një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër i pari përpara se t’i dorëzohej Lapidit, raporton Telegrafi.

Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e një shumice në Knesset me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.

Partia e krahut të djathtë të Netanyahut, Likud, fitoi më shumë vende në zgjedhjet e marsit, por ai nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës pasi iu dha mandati.

Burimi Telegrafi.com

  • 1

    Radio