Pas shumë viteve të bojkotit, opozita serbe bashkohet kundër Vuçiqit

Liderët e DS-së, Partisë Popullore, SSP-së dhe disa partive të tjera serbe njoftuan sot se kishin rënë dakord që të bashkuar të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi dhe të ballafaqohen me pushtetin e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Liderët partiak në një konferencë për shtyp thanë se kishin krijuar një aleancë për një Serbi të drejtë dhe stabile, të cilën janë të bindur se do ta zgjerojnë, raporton nova.rs.

Zoran Lutovac, kryetari i DS-it tha se ata po shkonin në një luftë frontale kundër autoriteteve dhe se ata vendosën të bëjnë një aleancë të gjerë, jo një kolonë, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, thotë se do të punojnë bashkë “që Serbia të mos duket si sot pas 3 prillit”.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 3 prill të vitit të ardhshëm gjersa në zgjedhjet e fundit partitë kryesore opozitare i kishin bojkotuar. /Telegrafi/

 

 

Ulqini në borxh 7.2 milion Euro

Deputetet dhe opozita konsiderojnë se nuk mund të tolerohen me borxhet e mëdha në komunat e Malit të Zi që me obligime të pashlyera kredi dhe borxhe tatimore arrinë në 350 milion euro. Gazeta Pobjeda shkruan, se ajo shifër nuk është përfundimtare me që borxhet e pashlyera janë më të larta. Borxhet e komunës së Ulqinit arrijnë ne 7.2 milion euro.

 

  • 1

    Radio