Ishulli i gjarpërinjve ku është e ndaluar të shkoni

Është e ndaluar të vizitoni ishullin e Ilha da Queimada Grande – apo siç quhet ndryshe Ishulli i Gjarpërinjve – pasi mund të mos ktheheni më.

Ky ishull i bukur shtrihet në brigjet e San Paolo, Brazil por pamja e tij mund t’ju gënjejë. Ilha da Queimada Grande është ishulli më i rrezikshëm i planetit për shkak të numrit të lartë të gjarpërinjve më helmues të botës.

Dhjetëra mijëra nëpërka kokë-shigjetë e konsiderojnë Ilha da Queimada Grande shtëpinë e tyre. Mendohet se janë një popullatë tepër agresive. Një pickim i tyre mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave. Banorë të zonave përreth tregojnë se shumë vizitorë që kanë guxuar të zbresin në brigjet e ishullit janë gjendur më vonë të vdekur, mbuluar nga pickimet e gjarpërinjve.

Rasti i fundit kur dikush dihet se ka banuar në ishull është ai i një burri dhe familjes së tij që punoi në ishull si rojtar i farit për pak kohë derisa dhjetëra gjarpërinj të vendosur kishin arritur të depërtonin nga dritaret e shtëpisë dhe të vrisnin të gjithë familjen.

 

  • 1

    Radio