Sot votohet Ligji mbi Valdanosin, njoftoi deputeti Nimanbegu, si propozues i ketij ligji

Sot në Kuvendin e Malit të Zi në rend të ditës për votim do të jetë  Ligjit mbi Valdanosin për të cilin të gjitha klubet e deputetëve që marrin pjesë në seancat plenare kanë dhënë mbështjetje e tyre të parezervë lidhur me votimin e këtij ligji i cili shpresojmë të ndodh sot  dhe do të menjanë një padrejtësi të madhe ndaj pronarëve të këtyre pronave padrejtësisht të marra para 43 viteve.

Deputeti Genci Nimanbegu ishte propozues i këtij ligji dhe e mbrojti këtë pikë të rendit të ditës dhe përmes statusit të tij në Facebook njoftoi se kjo pike sot do të votohet. Ai në diskutimin e tij më heret tha se është thellë I prekur me diskutimet e zhvilluara dhe mbështetjen e dhënë në Kuvend dhe se kjo nuk është vetëm një betejë e tij dhe të ish pronarëve, por e tërë komunitetit të Ulqinit.

Votimi pritet të jetë sot rreth ores 12.00, kurse TV Teuta do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Nimanbegu: Historitë e nënave nga Srebrenica copëtojnë zemrën nga dhimbja…

Deputetët në Kuvendin e Malit të Zi sot kanë shqyrtuar Propozim Rezolutën mbi krimin në Srebrenicë të ciln e kanë nënshkruar një grup deputetësh nga subjekte të ndryshme të opozitës: Ervin Ibrahimoviq, Genci Nimanbegu, Dragutin Papoviq, Fatmir Gjeka, Damir Shehoviq dhe Rashko Konjeviq.

Ndërkaq, deputeti Genci Nimanbegu vlerësoi se gjuha e përdorur kohëve të fundit në Kuvend ka sjellur këtë rezolut në rend të ditës. Ai theksoi se kjo histori është par ekselens politike pasi kjo shoqëri nuk ka praktikë dhe shkencë demokratike për të qenë në gjendje të tregojë haptas për historinë pa qëllime revizioniste, pa synimin e shtrembërimit të historisë, pa synimin për të portretizuar një komb si viktimë, kurse tjetrin si kriminel.

“0,1,2,3,4,5,6, … Po rendis vitet nga 0-90 nga mbi 8 mijë viktima të gjenocidit në Srebrenicë. Ata u ekzekutuan, u vranë dhe u varrosën disa herë. Nëse të gjithë meshkujt i dëboni nën urdhër, atëherë ai është gjenocid dhe një krim i tmerrshëm.

Unë në vitin 2004, pata mundësinë të pres Shoqatën e Nënave të Srebrenicës dhe fëmijët e tyre. Historitë e tyre nuk janë tronditëse, ata copëtojnë zemrën nga dhimbja. Por fjala që ato  thonë është: Të mos përsëritet më. TË MOS PËRSËRITET MË! –theksoi ndër të tjera Nimanbegu.   

“Nëse ka përfaqësues politikë që thonë se kjo nuk ishte krim, ne mund ta kemi këtë frikë. Këto hapësira këtu kanë nevojë për politikanë që do të jenë heronj, nuk do të jenë popullistë, të cilët do të ulen dhe do të flasin për këto tema. Nëse jemi të sinqertë që të pranojmë vlerat evropiane, vlerat të cilat bashkësia ndërkombëtare na ka vendosur si një model vlere, duhet të shohim se ata nuk ishin të njëanshëm në përcaktimin e madhësisë së krimit, duke e përcaktuar atë si gjenocid.

Është  lehtë për tu përshtatur populizmit, është e lehtë për të përshtatur historinë aktuale me qëllimet tona për zgjedhjet e ardhshme, nesër, për një vit, për pesë vjet.

Më vjen keq që neve në këtë institucion të  fajësojmë Kombet e Bashkuara për krime. Krimet i kanë kryer nga njerëzit tanë. Ata nuk kanë tërhequr pushkët, ata nuk kishin gur në duar, nuk hodhën bomba, nuk dogjën fshatra. Nëse si instrument ishin të pafuqishëm për ta parandaluar atë, mesiguri kanë një zinxhir përgjegjësie, por ata nuk kanë bërë krime.

Ju si popull nuk jeni vendosur në shënjestër, por politikanët që drejtuan popullin tuaj në vitet e ’90-ta”, theksoi Nimanbegu./ TV TEUTA

 

 

Takimi Forca-Demokratët: Të punojmë në ndërtimin e kohezionit shoqërorë

Kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu dhe deputeti Genci Nimanbegu, janë takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi dhe njëherit Kryetarin e Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Dy kryetarët kanë shkëmbyer  mendimet mbi situatën aktuale politike në Mal të Zi, dhe në nivel të  bashkësive  lokale, e në  veçanti  mbi pozitën e Kuvendit dhe rolin e tij në procesin e tranzicionit të pushtetit.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar  se kjo është një mundësi  ideale për të avancuar marrëdhënjet në të gjitha nivelet, midis Demokratëve të Malit të Zi, si parti qytetare  dhe Forcës, si një parti që përfaqëson komunitetin kombëtar shqiptar.

Cungu dhe Beçiq  posaçërisht kanë theksuar brengosjen për shkak të nxitjes së urrejtjes ndërnacionale, si dhe për shkak të promovimit të papërgjegjshëm të jotolerancës fetare, duke u  dakorduar plotësisht me qëndrimin se është obligim I të gjithëve bashkë që të punojnë në uljen e tensioneve, pajtimin dhe ndërtimin e kohezionit shoqërorë, I cili, siç kanë theksuar, është një nevojë thelbësore e  Malit të Zi dhe e të gjithë qytetarëve të tij.

Gjatë takimit, kryetari i Forcës, zotëri Cungu, përsëri e ka uruar kryetarin e Kuvendit, duke konstatuar se Z. Beçiq udhëheq Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe se posaçërisht është I dukshëm  një qëndrim i balansuar  ndaj të gjithë deputetëve, pavarësisht se cilës parti I takojnë.

Kryetari i Forcës shfrytëzoi rastin që në mënyrë të posaçme  të falenderojë Demokratët dhe kryetarin Beçiq  për mbështetjen e tyre për Ligjin për Kthimin e të Drejtave të Pronës në Valdanos, i cili u iniciua nga deputeti i Listës Shqiptare, zotëri  Genci Nimanbegu.

Cungu ftoi Beçiqin që  të vizitojë selinë e Forcës në Ulqin dhe të vazhdojnë bisedimet mbi bashkëpunimin ndërpartiak midis dy subjekteve, të cilat me forcat e veta  mund të kontribuojnë shumë në avancimin  e përgjithshëm të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.

Kryetari Beçiq e ka përsëritur shumë here qëndrimin e prerë se partitë të cilat përfaqësojnë pakicat, duhet të jenë pjesë e pushtetit,  pa marrë parasysh se kush e ushtron atë pushtet dhe se kjo mund të jetë praksë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Kjo, sipas fjalëve të tij, do të ishte një vërrtetim I sinqert se gjërat e trashëgua negative nga e  kaluara e afërt po tejkalohen me sukses, kurse idetë progresive të politikave  të pjekura dhe të përgjegjshme, po e marrin primatin në shoqërinë tonë.

Poashtu, kryetari Beçiq falenderoi kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për qasjen e tyre korekte dhe konstruktive, si dhe për qëndrimet paqësore gjatë prezantimit të ideve dhe politikave të Forcës.

 

Nimanbegu: Më shumë investime në bujqësi, produktet vendore investim i qëlluar

Ditë më pare në kuadër të Pyetjeve të deputetëve, deputeti Genci Nimanbegu I shtruar pyetje ministrit të bujqësisë Aleksandar Stijoviq lidhur me mjetet e dedikuara për bujqësi për komunat Ulqin, Tuz, Plavë dhe Guci.Pyetja vijon:

Sa  mjetet finansiare  i ka ndarë Ministria e bujqësisë  si mbështetje për zhvillimin e bujqësisë në vitin 2021, përmes subvencioneve dhe aktiviteteve të rregullta të ministrisë, e poashtu në mënyrë  të ndarë  edhe përmes masave të Qeverisë së Malit të Zi për zbutjen e situatës nga pandemija për bujq dhe blektor, me të dhëna nga komunat: Plavë, Guci, Tuz dhe Ulqin me të dhëna krahasuese nga vitet  2018, 2019 dhe 2020.

Në përgjigjen e ministrit dhënë deputetit Nimanbegu e ka njoftuar me të dhëna krahasuese për 4 vite në 4 komuna, në periudhën 1 janar-30 prill, siç janë :

Pagesat e pleqërisë:

-viti 2018 – 181.348 mije euro

-viti 2019 – 182.193 mije euro

-viti 2020 – 181.034 mije euro

-viti 2021- 198.989 mije euro

Pagesat për grumbullimin e qumshtit:

-viti 2018 – ZERO euro

-viti 2019 – 10.395 mije euro

-viti 2020 – 204.097 mije euro

-viti 2021- 66.477 mije euro

Sipas ministrit Stijoviq duke i krahasuar këto të dhëna, ai konstaton se ky është tregues se ka ekzistuar një parregullësi në kryerjen e pagesave, të cilat janë dhënë edhe me vones për vitin e kaluar ose si avans për  vitin  e ardhshëm, prandaj kemi një disbalans kaq të madh. Ministri Stijoviq  tregoi poashtu se tani në vitin 2021 pagesat janë duke u kryer në mënyrë mujore.

Në diskutimin e mëtejshëm, deputeti Nimanbegu theksoi edhe problemin me të cilin ballafaqohen bujqin në përgjithësi, si dhe problemin e mosfinancimit të Komunës së Tuzit e cila drejtpërdrejt e dëmton edhe bujqësinë, sepse vitin e kaluar kanë finansuar bujqësinë me 150 mijë euro, kurse këtë vit kanë planifikuar  272 mijë euro.

Problemi kryesor është vonesa e sjelljes së Ligjit mbi buxhetit, e cila shkakton pasoja në ekonomi sepse në të gjitha veprimtaritë nuk ka mjete financiare të cilat e gjenerojnë prodhimin  shoqërorë.

“Nëse Mali i Zi është në gjendje të prodhojë disa qindra milion ushqim, mendoj se ky numër mund të vlerësohet në rreth 500 milion,  dhe kjo  do të thotë  se mund të jetë rreth 10 përqin e prodhimit tonë bruto. Ne duhet që së paku pjesën e dhjetë të saj ta drejtojmë kah bujqësia, sepse  investimi në bujqësi shumë më mirë do ti kthehet shtetit se sa  investimet në aktivitete tjera”, theksoi Nimanbegu.

Genci Nimanbegu: Urgjentisht të zgjidhet çështja e zhdukjes se Rudolf Elezoviqit

Sot në seancën parlamentare deputeti  Genci Nimanbegu i është drejtuar Ministrit të Punëve të brendshme Sergej Sekulloviq, lidhur me rastin e zhdukjes se bashkëqytetarit dhe zyrtarit te lartë të MPB-së Rudolf Elezoviq.

“Mendoj se e tërë Ministria e punëve të brendshme dhe i tërë sistemi i sigurisë duhet të çohet në këmbë dhe të zgjidhet sa më parë kjo çështje. Shpresojmë të jetë pozitive dhe që zotëri Elezoviqi do të gjendet i gjallë dhe shëndosh, por pa marrë parasysh se ju keni të dhëna  operative të cilat nuk mund ti ndani me neve, mendoj se duhet të jetë mesazh për të gjithë zyrtarët e MPB-së se shteti rrin pas tyre dhe ju garanton sigurinë e tyre maksimale”.

Ministri Sekuloviq në përgjigjen të cilën ia dha deputetit Nimanbegu, tha se plotësisht pajtohet me konstatimin e tij. “Do të bëjmë çdo gjë që është në fuqinë tonë që të zgjidhim këtë çështje dhe më e rëndësishmja është që ai të jetë shëndosh e mirë dhe të tillë ta gjejmë”, përfundoi Sekulloviq.

Nimanbegu: Data e sotme kishte viktima dhe vrasje. U ngrit akuza ndaj Millosheviqit dhe disa zyrtarëve

Në kujtim të datës së sotme, 27 majit te vitit 1999, deputeti Genci Nimanbegu gjatë diskutimit në seancën e kuvendit, në kuadër të Orës së Kryeministrit, tha se sot duhet të kujtojmë disa vepra që na lidhin me këtë datë.

“Në këtë datë kishte viktima dhe të vrarë, si dhe vrasje të pazgjidhura. Poashtu, në datën e sotme me 27 maj 1999, u ngrit aktakuza kundër Sllobodan Millosheviqit dhe katër zyrtarëve të lartë serbë në atë kohë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe luftës, dhe kjo sigurisht është një datë që të gjithë duhet ta kujtojmë. Por si e ndiejm në brendësinë tonë çdokush nga ne këtë aktakuzë, ne të gjithë e dimë mirë, por kjo është pjesë e historisë tonë dhe për këtë arsye të gjithë e dimë se vetëm duke i zgjatur duart njëri-tjetrit dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, ne mund të ecim përpara”, theksoi Nimanbegu në Kuvendin e Malit të Zi.

Nimanbegu: Reformë urgjente në arsim, libra falas dhe decentralizim

Deputeti shqiptare ne kuvendin e malit te zi Genci Nimanbegu gjate diskutimeve ne seancen e Kuvendit lidhur me pikën  e rendit të ditës mbi arsimimin, tha se kur eshte ne pyetje arsimimi ai ka nevoje per reforme urgjente.

“Arsimi në Mal të Zi është një sistem që meriton reformë dhe prandaj, sipas asaj që thuhet këtu, dispozitat meritojnë absolutisht mbështetje sic jane  librat shkollor falas dhe decentralizimi i parashikuar në mënyrën e menaxhimit të shkollës ose zgjedhjen e drejtorëve, madje edhe ndryshimin e drejtorëve, sidomos kete vit për një arsye sepse sistemi arsimor në vendin tonë sigurisht që është rrezikuar në dhjetë vitet e fundit shumë më shpejt se sa më parë, por mbaj mend që profesioni i mësuesit dhe profesorit nuk eshte vlerësua kurrë në Mal të Zi, as në Jugosllavi, sepse nëse do të kishte qenë i vleresuar ai do të ishte paguar më shumë.

Gjatë mandatit tim si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, unë kisha një aktivitet të cilin e theksoj me  krenari, dhe ky është seminari që kemi bërë në vitin 2014 mbi pozitën e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, sepse ju e dini , në Mal të Zi mësohet në dy gjuhë: shkollat ​​janë në gjuhën me katër emra dhe në gjuhën shqipe dhe arsimi në gjuhën shqipe i ka problemet e veta që i kemi theksuar qtëherë dhe i theksoj edhe tani, ato janë problemet  në histori dhe gjeografi dhe në ato lëndë ku mësohen identitetet kombëtare, të cilat duhet forcuar. Në përfundimet e seminarit ndër të tjera ne shënuam se është i tepruar politizimi i sistemit arsimor dhe centralizimi dhe se kjo është e dëmshme për shkollim, prandaj kjo është arsyeja pse unë i mbështes propozimet e shtruara këtu.

Mënyra në të cilën ministria trajton çështjet e pakicave dhe arsimin në gjuhën shqipe pasqyrohet në faktin se edhe sot nuk kemi një drejtori për arsimin në gjuhën e pakicës dhe nuk kemi një person të caktuar që e bën ketë punë. Prandaj, varet nga ju anëtarët e shumicës qeverisëse nëse dëshironi të trajtoni arsimin në gjuhët e pakicave ose në gjuhën shqipe si e vetmja gjuhë  që përdoret në Malin e Zi si gjuhe e pakicës në shkolla. Duhet ta rregulloni  këtë çështje urgjentisht.

Me gjithë mbështetjen dhe dyshimet e mia që shpreha në punën e këtij ligji, hapat e ndërmarrë meritojnë lavdërim, megjithëse nuk ishin aq të duhur sa të shkonin deri në fund, sepse pjesëmarrja e qeverisjeve lokale është thelbësore jo vetëm në zgjedhjen e drejtuesve të shkollave, por edhe në financimin e shkollave, pastaj disponimin me pronën, dhe këto janë çështje të centralizimit real.

Nimanbegu uron Ramën: Ne jemi këtu të vazhdojmë bashkëpunimin me ju si populli autokton në trojet e veta

Deputeti shqiptare ne Kuvendin e Malit te Zi Genci Nimanbegu, ka uruar fitoren e Partise socialiste te Shqiperise ne zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai me kete rast ka uruar kryetarin e partise dhe njeherit kryeministrin Edi Rama per fitoren e bindshme ne keto zgjedhje duke i siguruar mbeshtetje dhe bashkepunim nga shqiptaret ne Mal te Zi, nga pozita e një populli autokton në trojet e veta.

Ne vazhdim ndiqni urimin ne teresi:

I nderuar Kryetar Rama,

​Zgjedhjet parlamentare të zhvilluara këtë të diele në Shqipëri, që vijnë pas një periudhe tensionesh në mes dy poleve politike në vetë Shqipërinë, kanë një rëndësi të madhe si proces demokratikë në shtetin tuaj por edhe jo vetëm për vetë Shqipërinë, por edhe për proceset demokratike për tërë rajonin.

Shoqëritë tranzitore në Ballkanin perëndimor sigurisht që kanë mangësi demokratike, por jam i bindur çdo ditë do të jenë më të vogla deri sa rrugëtojmë drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Jo si arsyetim por çdo herë duhet të kujtojmë se nga e kaluara kemi çështje të hapura të cilat edhe rrugëtimin tonë e përbashkët e vështirësojnë. Prapambetjet nga e kaluara edhe më tepër e kanë vështirësuar punën që kemi përpara jush.

Ne Shqiptarët nga Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia, nga Kraja , Ana e Malit dhe Rozhaja jemi dëshmitar se sa shumë është zhvilluar shteti jonë amë nga 1992 deri tani. Por sigurisht që edhe si vetë populli juaj dëshirojmë më tepër dhe më shpejtë, më drejtë dhe më begati për Shqipërinë dhe popullin e saj.

Ne gëzohemi fort vizionit proevropian dhe zhvillimit të dukshëm, të Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, gëzohemi zhvillimit të çdo cepi të Shqipërisë.
Prandaj, Ju uroj nga zemra fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare me 25. Prill 2021. Ky rezultat ju jep fuqinë për të vazhduar me qeverisje në Shqipëri. Këtë fuqi, ju lutem ta përdorni me mençuri dhe zemërgjerësi për gjithë popullin tuaj.

Ju dëshirojë suksese dhe rezultate të mira gjithmonë duke u mbështetur në popullin tonë të mrekullueshëm, në punën e çdo njeri dhe familje punëtore, te puna e çdo biznesi, intelektuali dhe punëtori në Shqipëri. Çdoherë duke synuar vlerat më të larta të demokracisë.

Kurse, Në jemi këtu të vazhdojmë bashkëpunimin me ju nga pozita e një populli autokton në trojet e veta që do të jetë urë lidhëse edhe në këto kohë kur sfidat janë më të mëdha në dekadën e fundit.

I nderuar Edi,

Ju lutem këtë mesazh urimi ndani dhe me kolegët e mi të dashur të Kuvendit të Shqipërisë.

Me respekt të veçantë,
Genci Nimanbegu
Deputet në Kuvendin e Malit të Zi

Nimanbegu: Me këto lloj propozimesh, Qeveria i jep mesazh diasporës se është e padëshiruar

Sot  dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimambegu dhe Fatmir Gjeka, mbajtën konferencë të përbashkët për media, në të cilën shprehën pikpamjet e tyre mbi Ligjin për Shtetësinë Malazeze dhe për Ligjin për regjistrat e vendbanimit të përhershëm dhe të përkohshëm.

Më poshtë mund të lexoni Fjalimin e plotë të deputetit Nimanbegu nga konferenca e sotme për media:

“Si të vetmit dy deputet, përfaqësues autentik të popullit shqiptar në Kuvendin e Malit e Zi, të Listës Shqiptare dhe Koalicionit Shqiptar, organizojmë këtë konferencë për media që të shprehim qëndrimet tona rreth synimeve nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, që me anën e një procedure nënligjore lidhur me trajtimin e vendbanimit të ligjëshëm në Ligjin mbi shtetësi malazeze, apo me inicimin e procedurave për ndryshimin e Ligjit mbi regjistrat e Vendbanimit të përhershëm dhe te përkohëshëm, bënë këto ditë në lidhje me qellim ti “rregulloj” këto dy lëmi.
Vetë kalkulimi i tyre që këto ndryshime mundësisht mund te prekin mbi 30-40 deri në 60 mijë persona na bënë që të thëmi njëzërit se jemi kundër këtyre propozimeve qe sipas nesh mund të krijojnе, nëse aprovohen siç janë prezantuar efekt shumë negativë në disa aspekte:
1. Ndryshimi i Rregullores mbi vendbanim të përhershëm mund te “lehtësoj” jashtë procedurave te zakonshme, inkuadrimin apo dhënien e Shtetësisë së Malit të Zi të mijëra personave, dhe ato kanë pasoja negative edhe ne regjistrin e zgjedhësëve, dhe ne ketë situatë të polarizuar në MZ sigurisht që do të ngrisë konflikte brenda shoqërisë në nivel të padëshiruar, siç dëshmојме cdo ditë.
2. Së dyti, Në Ligjin mbi Regjistrat mbi Vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm, intenca që me vendim administrativë të bëhet çregjistrimi dhe pastaj “riregjistrimi” i vendbanimit të përhershëm ka të bëjë jo kinse me nevojën e rregullimit të listave zgjedhore por me një iniciativë me qëllime edhe më problematike në lidhje me situatën ku gjendet diaspora jonë, apo edhe qytetarët që në afat kohorë të shkurtër një vjeçar do të pamundësohet të regjistrohen prapë dhe si rezultat i kësaj heqja e drejtës së votës.
Ky aktivitet i bërë i ngjashëm në Slloveni, me çregjistrim të vendbanimit me laps, në vitet “90-ta, ka pas rezultuar me vendim kundër Sllovenisë në Gjyqin ndërkombëtar të Strazburit dhe është treguar që ka pas lidhje edhe me pasoja e heqjes së shtetësisë.
Gjithashtu, nëse do të kalojë, humbja e letërnjoftimit diasporës me qëndrim të përkohshëm dhe pa shtetësi të shtetit mik, do të shkaktojë jo vetëm hupjen e drejtës e votës por edhe situatën lidhur me nivelin e taksave, pasatj sigurimet shëndetësorë, procedurat të trashëgimisë së pronës e shumë çështje tani të thjeshta administrative, do të bëhen problem për shtetasit tanë në MZ.
Se këtu ka intenca që këto pyetje ti adresohen diasporës së pari shqiptare si dhe pakicave tjera, na përkujton retorika vite me radhë e pjesës më të madhe të dikur opozitës dhe tani pozitës qeveritare ku për referendum, apo rezultate zgjedhore i kanë fajin “votuesit fantom” nga pakicat. A ka nevojë të përkujtojë edhe nënçmimin bërë pakicave që vota jonë ishte më pak e vlefshme se votat e tjerëve dhe që në referendum është dashur 55% për rezultat të pranueshëm.
Akuzat drejt jo legjitimitetit të votuesve të pakicave ne i kuptojmë indirekt si shenjë i mospranimit të pavarësisë së Malit të Zi edhe sot e saj dite.
Në një mënyre kur Qeveria, kur propozon kësi lloj ndryshimesh i jep mesazh jodemokratike diasporës se është e padëshiruar.
Tërë këto vite, kur përpos insinuatave, nuk është dëshmuar që listat zgjedhore janë të parregullta, e sidomos për arsye të cilat ceken nga regjimi aktual,: Në të vërtet ato janë të kontrolluara dhe mbikëqyrura nga partitë politike, OJQ-të dhe janë përmirësuar nga viti në vit (dikur ishin insinuatat se numrat e të vdekurve në lista janë me dhjetëra mijëra) gjë që është vërtetuar në shumë grupe për reforma zgjedhore. Kurrë mangësitë në to nuk kanë qenë aq sa të keqpërdoren nga ndokush e jo që të ndikohet në procesin zgjedhorë në mënyrë joligjore.
Edhe ne vetë duke marr pjesë në dhjetëra cikluse zgjedhore nuk kemi vërejt që ka aq çrregullsi në lista zgjedhore, dhe aty janë votuesit real, shtetasit e MZ, me vendqëndrim të rregullt ligjorë.
Si kontraditë edhe vetë analiza e votuesve të bëra, këto ditë, nga OJQ-te për Nikshiq apo Herceg Novi ka treguar që vendqëndrimi apo posedimi i shumështesisë, jashtë ligjit dhe kushtetutës janë të theksuar atje por edhe në vetë Qeverinë e kjo që së paku dy Ministra posedojnë Vendbanimin në Sërbi dhe drejtë vote atje.
Thjeshtë nuk jemi naivë që Ministrat do ta lejojnë që ato të mbesin pa drejtën e votës dhe rrjedhimisht edhe vendet Ministrore të fituara me zor, prandaj shpreh zemërimin që vërtetohet që këto aktivitete kryekëput ka të bëjë me popujt pakicë, në radhë të parë me shqiptarët në diasporë.
Prandaj, ftojmë institucionet Qeveritare që më në fund të çojnë dorë nga këto aktivitete dhe që se ky ligji mbi Regjistra që është kompetencë e Kuvendit sipas vendimit po të kësaj shumice parlamentare të jetë pjesë e punës së KRGJZ dhe që atje të aprovohet me konsensusin e anëtarëve të këti komisioni.
Gjithashtu, ftojmë shoqatat e diasporës sonë që të përkrahin qëndrimin të dy deputetëve shqiptar në Kuvendin e MZ dhe të ngrisin zërin si te faktori ndërkombëtar ashtu edhe drejtë regjimit në pushtet në Mal të ZI.
Ne do të jemi në mbrojtje të drejtave të gjithë qytetarëve të MZ si këtu ashtu edhe në diaspore por tani e vlerësojmë që është momenti të aktivizoheni dhe të na mbështetni fuqishëm në qëndrimet tona.”

Nimanbegu: Në spitalin e Tivarit të emërohet mjek shqiptarë

Në seancën e sotme të kuvendit të Malit të Zi, deputeti  Genci Nimanbegu ka pyetur Ministren e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq lidhur me gjendjen shëndetësore,  duke kërrkuar specifikim të hollësishëm mbi gjendjen në komuna.  Nimanbegu pyeti  mbi numrin e njerëzve të infektuar, të shëruar dhe të vdekur, por poashtu i rekomandoi  ministres se shendetesise qe ne vendin e zbrazur te drejtorit te spitalit ne Tivar, të vendosin një shqiptarë për drejtor.

Deputeti  Nimanbegu  gjate diskutimit u ka percjell apel edhe punonjesve shendetesore qe te jene te qendrueshem ne kete lufte, duke theksuar se te gjithe duhet te jemi unik ne kete situate. Nimanbegu tha se i vjen keq qe ne jemi  rekorderë, sepse jemi shteti i parë per nga numri i te infektuarve.

Ministrja Boroviniq Bojoviq tha se kjo pyetje ishte tejet permbajtesore dhe se eshte pergjigjur me te gjitha te dhenat e kerrkuara në formë tabelare, duke shtuar se masat e nderrmarra aktuale kane treguar rezultat te mire. Ajo apeloi tek te gjithe qytetaret qe te respektojne masat me qellim qe te japim te gjithe kontributin e vet dhe keshtu se bashku te shohim driten ne fund te tunelit.

Deputeti Nimanbegu poashtu e diskutoi edhe mbi çështjen e hapjes së shkollave, duk ei sugjeruar ministres se shëndetësisë që për këtë çeshtje duhet te mendohet mire sepse aty  eshte vatra e epidemise asimptomatike e cila perçohet me gjate neper  familje.

Nimanbegu në diskutimin e tij u ndal edhe te një çështje tejet e rëndësishme siç është spitali. Ai tha se në planifikimin e qeverisë për të ndërtuar spitale të reja duhet të planifikohet edhe ndërtimi i spitalit në Ulqin, kurse për situatën aktuale në spitalin e Tivarit, ai tha se duhet te ndihnohet urgjentisht  edhe ne aspektin njerëzorë edhe kuadrovik. Nimanbegu kur është në pyetje spitali i Tivarit i rekomandoi ministres Boroviniq Bojoviq qe te kene kujdes me emerimin e drejtorit te ri ne spitalin e Tivarit.

“Komunitetit shqiptare ne Mal te Zi kurr nuk i ka takuar te kete nje drejtor ne spitalin e Tivarit. Kjo nuk eshte kerrkese etnike, as kerrkese partiake. Ky është zë që ju të ndëgjoni dhe të mendoni për këtë”, përfundoi Nimanbegu.

 

Nimanbegu: Hapja e shkollave duhet të jetë një hap i fundit (video)

Gjatë orës  së Kryeministrit në Kuvendin e Malit të Zi të mbajtur në Cetinë, ka reaguar deputeti  Genci Nimanbegu i cili shprehu pakënaqësinë ndaj neglizhencës së përgjigjeve  në pyetjet që ai i ka shtruar  më heret ministrive, duke e ripërsëritur pyetjen për ministen e shëndetësisë. Ai poashtu shprehu shqetësimin për hapjen e shkollave, duke theksuar se hapja e shkollave në komuna të cilat janë në zona të kuqe, duhet të jetë një hap i fundit. Në vazhdim ndiqni fjalimin e plotë:

“I nderuar kryetar Beçiq, thirrem në Nenin 50 të rregullores së Kuvendit të Malit të Zi  ku si deputet, si të gjithë deputetët në kuvendin e Malit të Zi kemi të drejtë të ushtrojmë dy pyetje në Orën e kryemnistrit dhe pyetje ministrave, jam i detyruar që një nga këto pyetje  ta  ripërsëris. Dmth: Qeveria në afatin 15 ditësh nuk ka kthyer përgjigjen dhe unë jam i dëtyruar që një nga pyetjet, gjegjësisht pyetjen e Ministrisë së shëndetit ta ripërsëris jo konform Nenit 50,  por konform pyetjes së deputetit. Pyetja ime ka të bëjë me të dhëna se si është mirëvajtja e infektimit nga korona në Mal të Zi, sipas komunave, numri i infektuarve, i shëruarve dhe numri i të vdekurve sipas komunave.

Kjo ka për mua rëndësi esenciale zotëri Kryetar i Kuvendit dhe zotëri Kryeministër, ka rëndësi për arsye që po lajmërohet edhe hapja e shkollave në komuna të cilat janë në zona të kuqe, kurse unë thellësisht mendoj që hapja e shkollave duhet të jetë një hap i fundit”, tha Nimanbegu në reagimin e tij në Orën e kryeministrit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZT0dT3rauyI

Nimanbegu në takim me Komisionin e Venedikut: Nuk duhet të fiket institucioni për të ndryshuar prokurorin

Komisioni I Venedikut ka mbajtur takimie me Klubet e deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi, në të cilin mori pjes edhe deputeti i Listës shqiptare Genci Nimanbegu. Në takim është diskutuar mbi Propozim ligjet mbi ndryshimet ne Ligjin mbi prokurori dhe Ligji mbi prokurori specijale mbi krim të organizuar.

Deputeti Nimanbegu, ne postimin e tij tha se I njohtoi bashkëbiseduesit nga Komisioni I Venedikut  mbi qëndrimin e Listës Shqiptare për këto propozim ligje.

“Institucionet e prokurorisë të themeluara me ndryshime kushtetuese të vitit 2013 me qëllimin e ngritjes së pavarsisë së Prokurorisë Shtetrore dhe Specijale si dhe ngitjes së dijalogut në Kuvend pasi që Prokuroi Gjeneral dhe Këshilli i Prokurorisë zgjidhet me shumicë të kualifikuar votësh, gjë që ky ligj menjanon apo mundëson influencë të mundëshme politike ose grupeve të interesit.

Nuk duhet të fiket institucioni (rithemelohet me emër tjetër) për shkak të qëllimit që të ndryshohet prokurori. Në çdo institucion ka njerëz profesional dhe të ndershëm. Akuzat për korrupcion të mundshëm duhen shikuar konkretisht e jo në përgjigjësi për një profesion.

Prokuroria në kohën e fundit tregon një inicijatvë më të zellshme se në të kaluarën që të bën të mendosh për arsyet e kësaj sjelljeje.

Qytetarëve i nevojiten instucionet të besueshme dhe profesionale dhe ky është qëllim i yni politik.

As në vitin 2014 nuk  kemi votuar për Prokurorin në Kuvendin e Malit të  Zi, gjë që edhe pas shumë vitesh nuk është treguar si gabim.

Zhvillimet politike të fundit në Mal të Zi ndikojnë që kërkesat politikë të përfaqësuesve të Shqiptarëve në Mal të Zi gjithmonë ndikohen dhe vlerësohen jo në fokusin e debatit real politikë për shkak të kontradiktave dhe ndarjeve në mes të popullësisë tjetër në Mal të Zi.

Bile edhe ligji zgjedhorë dëshmon që ka pak aksion afirmativ sepse përfaqsimi ynë çdoherë nga 2012 në Kuvend është me i kushtueshëm në vota se sa të partive tjera.

Sidoqoftë duhet insistuar në dijalog në mes të pozitës dhe opozitës për arritjen e Ligjit të dakorduar dhe të mbahet kushti që kandidati të ketë konsensus pas dijalogut të mirëfillt parlamentar. Pozita e tanishme kur ishte opozite bojkotonte vetë Kuvendin ose votimin e Kondidatëve për prokurori gjë që tani e vështirson dijalogun politikë”, tha Nimanbegu pas takimit me Komisionin e Venedikut.

  • 1

    Radio