Bajraktari: Kemi biseduar edhe me UDSH-në, por  ata kanë pasur prioritete tjera

Gjatë një interviste për gazetën e përditshme “Vijesti”, kryetari i Komunës së Ulqinit  Omer Bajraktari I pyetur se a kanë zhvilluar negociata për formimin e pushtetit  me DPS-në dhe UDSH-në,  ai tha se ata nuk kanë biseduar  me  DPS-në, por kanë biseduar me UDSH-në.

“ Kemi pasur dëshirë që edhe ata të jenë në koalicion me neve për të udhëhequr pushtetin lokal, por ata kanë pasur prioritete tjera”, theksoi Bajraktari.

I  pyetur se a do ti ofronin Demokratëve hyrjen në pushtet sikur koalicioni “Fillim i ri” të kishte pasur  15 mandate, ai tha se me Demokratët janë në koalicion edhe në disa komuna tjera, e pse të mos jetë edhe në Ulqin.

Kur është në pyetje vendimi për formimin e koalicionit me Forcën, se a ishin dakord edhe partitë tjera  nga blloku i tyre, për shkak të animoziteteve personale të disa funksionerëve partiak, Bajraktari  tha se kur janë në pyetje interesat e Ulqinit, nuk ka më as vend as hapësirë për animozitete, interesa dhe kërkesa personale.

Për shumë mot Krishtlindjet, qofshin sa më të paqta e të mbara për Ju dhe familjet e Juaja!

Të dashur motra dhe vëllezër,
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë kudo ndodheni!

Kam kënaqësinë e veçantë të shpreh urimet e mia më të përzemërta për festën e Krishtlindjes të gjithë besimatarëve të krishterë shqiptarë kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Siç kemi bërë prej shekujsh dhe e kemi trashëguar brez pas brezi si shqiptarë duke kremtuar të gjithë së bashku festat e njëri-tjetrit, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, Ju uroj festën e Krishtlindjes ta kremtoni me shëndet e paqe, dashuri e gëzim me njëri-tjetrin!

Le të kujdesemi më tepër për njëri-tjetrin dhe le të punojmë së bashku për të zhvilluar komunitetin tonë, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Për shumë mot Krishtlindjet, qofshin sa më të paqta e të mbara për Ju dhe familjet e Juaja!

Gëzuar!

Kryetar
Genci Nimanbegu

 

Reagim i Forces: Organet përgjegjëse të ndihmojnë qytetarët dhe të sanojnë ambientin e Çinarit dhe kronin

Kroni i Çinarit gjendet në dikur rrugën më të shkurt nga Kalaja, nëpër Liman e drejtë ullishtës. Ka vlerë të madhe kulturore dhe dikur i ndërtuar me mund, por ka dekada që është i lanun pas dore dhe vetë rruga me kalldrëm është mbyllur nga deponimi i materialeve ndërtimore vite me radhë, kështu që kjo rrugë ishte e pakalueshme dhe e humbur.

Me iniciativë private, këto ditë u kryen punimet e qytetarëve që e kanë marrë në duart e veta hapjen e kësaj rruge, me ç’rast punimet po bëhen mu pranë Çinarit dhe kronit të tij, në ambient natyrorë.

Me të drejtë këto ditë u ngrit zëri për mbrojtjen e këtij kroni i cili tashmë nuk e ka vetëm rolin e pirjes së ujit, por është një vlerë tejet e rëndësishme kulturo historike e cila duhet të jetë në mbrojtje të institucioneve përkatëse.

Pasiqë në këtë rast bëhet fjalë për iniciativë të qytetarëve të cilët me forca të veta po hapin rrugë të reja për të cilat ajo zonë ka shumë nevojë, dhe si mungesë e mbështetjes institucionale, ata me të drejtë po hapin rrugën e cila ju lehtëson qarkullimin e përditshëm. Por kjo iniciativë, sado e nevojshme që është  ka sjellë edhe deri tek pakujdesi I mjaftueshëm I pjesës tjetër të rëndësishme, siç është ruajtja autentike e Kronit të Çinarit, si vlerë e posaçme kulturo historike në Komunën e Ulqinit.

Prandaj, në këtë rast, i ftojmë organet kompetente lokale dhe shtetërore që të ndërhyjnë në rregullimin e kësaj situate, duke e marrë përsipër sanimin e kronit të Çinarit sipas të gjitha standardeve që I parasheh Ligji për mbrojtjen e të mirave kulturore, si dhe rregullimin e mëtutjeshëm të kësaj rruge, në  mënyrë që  qytetarëve të ju mundësohet rruga e duhur, por të ruhen edhe vlerat tona që I kemi.

Forca e Re Demokratike

Takimi Forca-Demokratët: Të punojmë në ndërtimin e kohezionit shoqërorë

Kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu dhe deputeti Genci Nimanbegu, janë takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi dhe njëherit Kryetarin e Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Dy kryetarët kanë shkëmbyer  mendimet mbi situatën aktuale politike në Mal të Zi, dhe në nivel të  bashkësive  lokale, e në  veçanti  mbi pozitën e Kuvendit dhe rolin e tij në procesin e tranzicionit të pushtetit.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar  se kjo është një mundësi  ideale për të avancuar marrëdhënjet në të gjitha nivelet, midis Demokratëve të Malit të Zi, si parti qytetare  dhe Forcës, si një parti që përfaqëson komunitetin kombëtar shqiptar.

Cungu dhe Beçiq  posaçërisht kanë theksuar brengosjen për shkak të nxitjes së urrejtjes ndërnacionale, si dhe për shkak të promovimit të papërgjegjshëm të jotolerancës fetare, duke u  dakorduar plotësisht me qëndrimin se është obligim I të gjithëve bashkë që të punojnë në uljen e tensioneve, pajtimin dhe ndërtimin e kohezionit shoqërorë, I cili, siç kanë theksuar, është një nevojë thelbësore e  Malit të Zi dhe e të gjithë qytetarëve të tij.

Gjatë takimit, kryetari i Forcës, zotëri Cungu, përsëri e ka uruar kryetarin e Kuvendit, duke konstatuar se Z. Beçiq udhëheq Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe se posaçërisht është I dukshëm  një qëndrim i balansuar  ndaj të gjithë deputetëve, pavarësisht se cilës parti I takojnë.

Kryetari i Forcës shfrytëzoi rastin që në mënyrë të posaçme  të falenderojë Demokratët dhe kryetarin Beçiq  për mbështetjen e tyre për Ligjin për Kthimin e të Drejtave të Pronës në Valdanos, i cili u iniciua nga deputeti i Listës Shqiptare, zotëri  Genci Nimanbegu.

Cungu ftoi Beçiqin që  të vizitojë selinë e Forcës në Ulqin dhe të vazhdojnë bisedimet mbi bashkëpunimin ndërpartiak midis dy subjekteve, të cilat me forcat e veta  mund të kontribuojnë shumë në avancimin  e përgjithshëm të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.

Kryetari Beçiq e ka përsëritur shumë here qëndrimin e prerë se partitë të cilat përfaqësojnë pakicat, duhet të jenë pjesë e pushtetit,  pa marrë parasysh se kush e ushtron atë pushtet dhe se kjo mund të jetë praksë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Kjo, sipas fjalëve të tij, do të ishte një vërrtetim I sinqert se gjërat e trashëgua negative nga e  kaluara e afërt po tejkalohen me sukses, kurse idetë progresive të politikave  të pjekura dhe të përgjegjshme, po e marrin primatin në shoqërinë tonë.

Poashtu, kryetari Beçiq falenderoi kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për qasjen e tyre korekte dhe konstruktive, si dhe për qëndrimet paqësore gjatë prezantimit të ideve dhe politikave të Forcës.

 

  • 1

    Radio