Opozita takohet me ambasadoren Oana Popa

Sot u mbajt takimi i  përbashket I përfaqësuesve të opozitës me Shefen e delegacionit të UE në Mal të Zi, Ekselencen e saj Kristina  Oana  Popa në të cilin u theksua se dialogu dhe kompromisi brenda Malit të Zi qytetarë dhe  evropian  nuk guxon të ketë asnjë alternative.

Pas takimit, i cili u mbajt me iniciativë të përfaqësuesve të opozitës në Këshillin  për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, deputetët Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, Boris Mugosha, Amer Smailoviq dhe Genci Nimanbegu dolën me një deklaratë të përbashkët, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Arsyeja për këtë takim pune  ishte largimi i përfaqësuesve të opozitës nga Këshilli për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, pas votimit për anëtarët që I bashkangjiten këtij Këshilli nga radhët e OJQ-ve e më pas edhe të komunitetit akademik.

Delegacioni I BE-së  u  informua se ndërprerja e pjesëmarrjes në punën e Këshillit ka ndodhur si përgjigje e anëtarëve të Këshillit nga radhët e opozitës ndaj mbivotimit  nga shumica parlamentare, të cilët me këto veprime  treguan mungesë të vullnetit thelbësor për dialog dhe kompromis .Është në pyetje një veprim në të cilin ka një politizim të tepërt të të gjithë këtij procesi si  dhe një qasje  e cila në plan të parë ka kriterin e aspiratave politike dhe jo cilësinë e referencave të ofruara. Kjo gjithashtu ka treguar se nuk ka vullnet politik  që  të avancohet besimi midis akterëve të ndryshëm në skenën politike në mënyrë që të përmirësohet legjislacioni zgjedhor dhe të rritet besimi i opinionit në procesin zgjedhor.

Poashtu është theksuar edhe  kompleksiteti I mjedisit socio-politik në të cilin Qeveria nuk ka mbështetjen e shumicës në Parlament, kurse Parlamenti nuk ka kuorum për punë në plenum.  Është theksuar se është e domosdoshme që forcat qytetare dhe evropiane në shoqërinë malazeze, të gjejnë përgjigje për çështje urgjente të avancimit të mjedisit zgjedhor, zgjedhjes së Prokurorit suprem shtetërorë, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si  dhe të të gjitha atyre çështjeve që kërkojnë shkallë më të lartë të harmonizimit të  akterëve politikë, duke përfshirë këtu edhe bisedat për zgjedhje të mundshme të parakohshme.

Përfaqësuesit e opozitës kanë dënuar sulmet e pashembullta dhe anticivilizuese ndaj udhëheqësis së Parlamentit në prag të votimit të Rezolutës mbi Srebrenicën,  me çka po bëhet një atak I koordinuar ndaj Parlamentit për shkak të faktit se ka bërë një hap përpara civilizues duke sjellur Rezolutën e cila ka për qëllim pajtimin në rajon dhe heqjen e përgjegjësisë nga çdo popull, për vepra  brutale të kryera nga disa individë.

Në këtë kontekst është kritikuar edhe deklarata e kryeministrit pas votimit  të Rezolutës, e cila është një hap mbrapa  ndaj pranimit të vlerave të civilizimit dhe afirmimit të standardeve evropiane.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Kristina Oana Popa, deklaroi se Bashkimi Evropian me kujdes përcjell proceset aktuale dhe inkurajon akterët politikë të jenë konstruktivë dhe të bashkëpunojnë. Ambasadorja Oana Popa theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të jetë mbi interesat partiak dhe se forcat pro-evropiane duhet të bashkëpunojnë në reformat kyçe  nga agjenda evropiane në mënyrë që të mundësojnë avancimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.

Në fund, deputetët shprehën gatishmërinë për të filluar një dialog gjithëpërfshirës me qëllim të arritjes së  kompromisit të nevojshëm rreth përmbushjes  thelbësore të obligimeve në rrugën e integrimit në BE, si drejtimi i vetëm në të cilin duhet të qarkullojë Mali I Zi qytetarë, multietnik, sekular dhe antifashist.

 

  • 1

    Radio