Kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq, ka pritur sonte homologun turk, Mustafa Shentop

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka pritur sonte në aeroportin e Podgoricës kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, i cili me ftesë të tij ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.                                                                                                                                                                                                           Presidenti Beçiq i uroi mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm presidentit Šentop, duke vlerësuar se ai tregon një ndjeshmëri të veçantë ndaj vendit tonë.

Duke falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe duke theksuar se është gjithmonë i lumtur që vjen në Mal të Zi, me të cilin është veçanërisht i lidhur, Šentop theksoi se në vendin tonë ndihet si në shtëpinë e tij.
“Është një nder i madh për ne që kemi mundësinë të vizitojmë Malin e Zi. Mikpritja e njerëzve tuaj na bën të ndihemi jashtëzakonisht rehat këtu dhe ju falënderojmë për këtë”, theksoi Shentop.

Përfundoi mbledhja e Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Ftojnë për ruajtjen e paqes, mirëkuptimit, tolerancës…

Sonte në Vilën Gorica u mbajt mbledhja e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, e kryesuar nga Presidenti I Malit të Zi  Millo Gjukanoviq.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit: Kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq, Kryeministri Zdravko Krivokapiq, Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac, Ministri i Brendshëm Sergej Sekulloviq dhe Drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare Dejan Vukshiq.

Me rastin e sfidave të sigurisë të inicuara nga shpallja e datës së kurorëzimi te Mitropolitit të Kishes Ortodokse Serbe, Joanikije, sot nga mbledhja e Këshillit u kanë bërë thirrje të gjithë akterëve socio-politikë për paqe, përmbajtje, tolerancë, mirëkuptim, respekt dhe vlerësim reciprok, si dhe respekt ndaj  Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi. Këshilli, siç u tha nga kabineti i kryetarit Gjukanoviq, poashtu pret që organet kompetente shtetërore të kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të siguruar paqen dhe sigurinë e çdo qytetari, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare. Këshilli për mbrojtje dhe siguri pret që Këshilli i Sigurisë Kombëtarë  të vazhdojë të koordinojë dhe drejtojë në mënyrë të vazhdueshme sektorin e inteligjencës dhe sigurisë, të rishikojë situatën e sigurisë dhe të nxjerrë përfundime dhe udhëzime në lidhje me punën e organeve që përbëjnë sektorin e inteligjencës dhe sigurisë dhe Byronë për Koordinimin Operacional.

Gjatë takimit anëtarët e Këshillit u informuan mbi situatën dhe gjendjen e zjarreve në Mal të Zi dhe arritën në një përfundim mbi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve, trajnimin profesional dhe zhvillimin e personelit, si  dhe investimin në modernizimin e pajisjeve dhe burimeve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë poashtu i përcaktoi Rregullat e Angazhimit dhe Kufizimet Kombëtare të Pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi mbi pjesëmarrjen e  tyre në misionin e KFOR -it në Republikën e Kosovës.

Në seancën e sotme, Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë shqyrtoi  edhe çështje të tjera në kompetencën e tij dhe, me propozimin e Ministres së Mbrojtjes, mori vendime për shkarkimet dhe emërimet e oficerëve të Ushtrisë së Malit të Zi, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryetarit Gjukanoviq.

Ilmira Lika

Beçiq pret dy pjesëtarë të pronave të Gjirit të Valdanosit

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq dhe deputeti  Genci Nimanbegu  I priten sot në Kuvendin e Malit të Zi  dy pjesëtarë të pronës së Gjirit të Valdanosit, Avdula Dedvishi  dhe Negjelko Llazoviq.

Duke folur për situatën komplekse në të cilën u gjendën pronarët gjatë katër dekadave të fundit, Presidenti Beçiq shprehu kënaqësinë me faktin që përbërja  e 27-të e Kuvendit, me miratimin e Ligjit për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pasurisë në Gjirin e Valdanosit, korrigjoi  këtë padrejtësi.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme ai do të përpiqet të jetë një faktor korrigjues për zgjidhjet ekzistuese ligjore që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve  duke veçuar se  ky është shembulli më i mirë se si fiton Mali i Zi.

Në emër të të gjithë qytetarëve të komunës më jugore të Malit të Zi, bashkëbiseduesit falënderuan Kryetarin  e Kuvendit për  njohjen e rëndësisë së kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila u mundësoi ish-pronarëve dhe trashëgimtarëve të tyre ligjorë të kthejnë pronat dhe ullishtat.

Deputeti Genci Nimanbegu, me propozimin e të cilit Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për kthimin e kësaj prone, poashtu shprehu edhe njëherë falenderimin ndaj të gjitha klubeve të Kuvendit të cilat e mundësuan që kjo padrejtësi  të hiqet dhe prona tu kthehet pronarëve ligjorë.

Takimi Forca-Demokratët: Të punojmë në ndërtimin e kohezionit shoqërorë

Kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu dhe deputeti Genci Nimanbegu, janë takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi dhe njëherit Kryetarin e Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Dy kryetarët kanë shkëmbyer  mendimet mbi situatën aktuale politike në Mal të Zi, dhe në nivel të  bashkësive  lokale, e në  veçanti  mbi pozitën e Kuvendit dhe rolin e tij në procesin e tranzicionit të pushtetit.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar  se kjo është një mundësi  ideale për të avancuar marrëdhënjet në të gjitha nivelet, midis Demokratëve të Malit të Zi, si parti qytetare  dhe Forcës, si një parti që përfaqëson komunitetin kombëtar shqiptar.

Cungu dhe Beçiq  posaçërisht kanë theksuar brengosjen për shkak të nxitjes së urrejtjes ndërnacionale, si dhe për shkak të promovimit të papërgjegjshëm të jotolerancës fetare, duke u  dakorduar plotësisht me qëndrimin se është obligim I të gjithëve bashkë që të punojnë në uljen e tensioneve, pajtimin dhe ndërtimin e kohezionit shoqërorë, I cili, siç kanë theksuar, është një nevojë thelbësore e  Malit të Zi dhe e të gjithë qytetarëve të tij.

Gjatë takimit, kryetari i Forcës, zotëri Cungu, përsëri e ka uruar kryetarin e Kuvendit, duke konstatuar se Z. Beçiq udhëheq Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe se posaçërisht është I dukshëm  një qëndrim i balansuar  ndaj të gjithë deputetëve, pavarësisht se cilës parti I takojnë.

Kryetari i Forcës shfrytëzoi rastin që në mënyrë të posaçme  të falenderojë Demokratët dhe kryetarin Beçiq  për mbështetjen e tyre për Ligjin për Kthimin e të Drejtave të Pronës në Valdanos, i cili u iniciua nga deputeti i Listës Shqiptare, zotëri  Genci Nimanbegu.

Cungu ftoi Beçiqin që  të vizitojë selinë e Forcës në Ulqin dhe të vazhdojnë bisedimet mbi bashkëpunimin ndërpartiak midis dy subjekteve, të cilat me forcat e veta  mund të kontribuojnë shumë në avancimin  e përgjithshëm të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.

Kryetari Beçiq e ka përsëritur shumë here qëndrimin e prerë se partitë të cilat përfaqësojnë pakicat, duhet të jenë pjesë e pushtetit,  pa marrë parasysh se kush e ushtron atë pushtet dhe se kjo mund të jetë praksë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Kjo, sipas fjalëve të tij, do të ishte një vërrtetim I sinqert se gjërat e trashëgua negative nga e  kaluara e afërt po tejkalohen me sukses, kurse idetë progresive të politikave  të pjekura dhe të përgjegjshme, po e marrin primatin në shoqërinë tonë.

Poashtu, kryetari Beçiq falenderoi kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për qasjen e tyre korekte dhe konstruktive, si dhe për qëndrimet paqësore gjatë prezantimit të ideve dhe politikave të Forcës.

 

  • 1

    Radio