Aktuale Më shumë

Ta ndihmojmë 16 vjeçarin

Prej tvteuta20:04, 24 Maj 2022

Zonja Rrudhani është një nënë e vetme e cila po rrit djalin e sajë 16 vjeçar. Sfidat e jetës janë nga më të ndryshmet dhe jo çdo herë mundemi t’i përballojmë të vetëm. I till është edhe rasti i kësaj familje, të cilët kanë kërkuar ndihmë përmes Shoqatës humanitare “Humanitas”.

Adnan Kollari, nga shoqata “Humanitas” për Televizionin Teuta bënë të ditur se para pak kohësh djaloshi 16 vjeçar ka kryer ndërhyrje në boshtin kurrizor, operim të cilin familja arriti që ta mbujojnë me kursimet e veta. Kësaj rradhe ata kërkojnë ndihmën e të gjithë atyre që kanë mundësi, pasi që kontrolli në spitalin Turk është më se i nevojshëm, ndërsa shumë që nevojitet në total përfshirë këtu udhëtimin, akomodimin dhe kontrollin nuk kalon mbi 2500 euro.

Me 30 maj, djali 16 vjeçar duhet të jetë në Stamboll në spitalin Medical Park per kontrollin e parë pas operacionit të boshtit të kurrizit.

Gjërë më tani janë siguruar mjetet e udhëtimit, ndërsa vlera prej 1500 euro shpresohet që të arrihet para datës 28 maj. Të gjithë ata të cilët kanë mundësi mund ta bëjnë këtë përmes të dhënave:

CKB Banka 510000000123063164

Rilind Rrudhani

Lovcen Banka 565-0000000007496-06

NVO HUMANITAS

 

Të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë!

  • 1

    Radio