Sociale Më shumë

Stabilizohet situata në bregdet. Dëmet nga uji janë të konsiderueshme

Prej tvteuta09:59, 21 Nëntor 2018

Në disa nga qytetet bregdetare të Malit të Zi, reshjet e shumta gjatë ditës së djeshme dhe në mbrëmje , kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe objekteve duke krijuar dëme të mëdha. Në Herceg Novi, Kotorr dhe Budva, skuadrat e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit ishin gjatë gjithë kohës në terren për të ndihmuar në lehtësimin e situatës. Pas mesnate intenziteti i reshjeve ra dukshëm çka sot në mëngjes solli një situatë më stabile. Në Ulqin po ashtu reshjet shkaktuan përmbytje të rrugëve por nuk ka njoftime për dëme.

 

  • 1

    Radio