Covid 19: 598 raste të reja, 69 në Ulqin

Sot në Mal të Zi nga 4846 analiza të kryera janë regjistruar 598  raste të reja me Covid 19 prej të cilëve 63  janë turistë. Gjatë kësaj kohe u regjistruan 3 viktima e , një nga Ulqini. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në Podgoricë 149,  Tivar 71,  dhe  Ulqin 69.  Në Ulqin 21 nga të infektuarit e sotëm janë turistë. Gjatë kësaj kohe  u shëruan 285 të infektuar,  ndërsa numri total i rasteve aktive është 5.887, nga të cilët 809 në komunën e Ulqinit.

Nikolla Tesla parashikoi shpikjen e telefonit mobil në 1926

Në një intervistë të dhënë për një revistë në vitin 1926 Nikolla Tesla bëri një sërë parashikimesh për të ardhmen e teknologjisë dhe se si ato do të ndryshonin botën. Jo të gjitha parashikimet e tij kanë rezultuar të vërteta por njëra prej tyre veçanërisht ka dalë krejt e saktë. Tesla përshkroi në detaje të sakta atë që neve sot e quajmë telefoni mobil.

“Kur teknologjia wireless të zbatohet plotësisht, e gjithë Toka do të shndërrohet në një tru të madh, ku gjithçka do të jenë pjesë e një tërësie reale dhe ritmike. Ne do të jemi në gjendje të komunikojmë me njëri-tjetrin menjëherë, pavarësisht nga distanca. Jo vetëm kjo, por përmes televizionit dhe telefonisë do të shohim dhe dëgjojmë njëri-tjetrin aq përsosmërisht sikur të ishim ballë për ballë, pavarësisht nga distancat  e mijëra kilometrave; dhe instrumentet përmes të cilave do të jemi në gjendje të komunikojmë do të jenë jashtëzakonisht të thjeshta krahasuar me telefonin tonë të tanishëm. Njeriu do të jetë në gjendje ta mbajë një të tillë në xhepin e jelekut.

Ne do të jemi në gjendje të dëshmojmë dhe dëgjojmë ngjarje që po ndodhin – si inaugurimi i një presidenti, luajtja e një loje të Kampionatit Botëror, pasojat e një tërmeti ose zhvillimi i një lufte – sikur të ishim të pranishëm “.

Ishulli i gjarpërinjve ku është e ndaluar të shkoni

Është e ndaluar të vizitoni ishullin e Ilha da Queimada Grande – apo siç quhet ndryshe Ishulli i Gjarpërinjve – pasi mund të mos ktheheni më.

Ky ishull i bukur shtrihet në brigjet e San Paolo, Brazil por pamja e tij mund t’ju gënjejë. Ilha da Queimada Grande është ishulli më i rrezikshëm i planetit për shkak të numrit të lartë të gjarpërinjve më helmues të botës.

Dhjetëra mijëra nëpërka kokë-shigjetë e konsiderojnë Ilha da Queimada Grande shtëpinë e tyre. Mendohet se janë një popullatë tepër agresive. Një pickim i tyre mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave. Banorë të zonave përreth tregojnë se shumë vizitorë që kanë guxuar të zbresin në brigjet e ishullit janë gjendur më vonë të vdekur, mbuluar nga pickimet e gjarpërinjve.

Rasti i fundit kur dikush dihet se ka banuar në ishull është ai i një burri dhe familjes së tij që punoi në ishull si rojtar i farit për pak kohë derisa dhjetëra gjarpërinj të vendosur kishin arritur të depërtonin nga dritaret e shtëpisë dhe të vrisnin të gjithë familjen.

 

Zjarri në ullishtë ka marrë drejtim kah Menra

Zjarri në ullishtë ka marrë drejtim kah Menra me përmasa të  mëdha. Gjendja paraqitet alarmante duke qënë se ndërhyrja e zjarrëfikësave bëhët edhe më e vështirë për shkak të terenit të keq, tha për Televizionin Teuta Shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, Saubih Mehmeti. Automjetet e këtij shërbimi janë dëmtuar gjatë ditës së djeshme me pasoja edhe të djegjeve të zorrëve e gjithashtu në rrezik ka qënë edhe vet jeta e zjarrfikësave. Ndërhyrje nga ajri nuk pritet as sot për shkak të erës së madhe , shton Mehmedi.

Arben Elezaga një ndër ullishtarët e njëherit edhe kryetar i shoqatës së ullishtarëve shprehet për Televizionin Teuta se situata që nga dje edhe sot nuk duket aspak e mirë, një numër i madhë i rrënjëve të ullirit është djegur, ku siç shprehet edhe ai janë djegur edhe ullishta të atyre të cilëve jetojnë nga ai aktivitet.

Solidarizimi i qytetarëve ka qënë që në minutat e para që kanë kuptuar se ka rënë zjarr, Hajrudin Shata u shpreh se ai së bashku me zjarrëfikësat dhe me qytetarë të tjerë të Ulqinit kanë qënë gjatë gjithë natës në ndihmë , ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit edhe duke ndërhyrë nga deti.

  • 1

    Radio