Aktuale Më shumë

Spajiq premton: Në sektorin e shëndetësisë pagat 30 – 40% më të larta

Prej tvteuta17:41, 2 Dhjetor 2021

Rritja e pagave bazë për punëtorët shëndetësorë nga 1 janari i vitit 2022 do të jetë ndërmjet 30 dhe 40, nëse miratohet ligji për buxhetin, u njoftua në konferencën e sotme për media të Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale (MFSS) dhe Ministrisë së Shëndetësisë (MZD).

Milena Miloviq nga MFSS tha se pagat do të rriten mbi dy baza – ndryshimin e barrës tatimore dhe përmes rritjes së koeficientëve në të gjitha grupet e Marrëveshjes Kolektive për punëtorët në shëndetësi. Ajo sqaroi se paga mesatare e personelit mjekësor aktualisht është 589 euro, ndërsa rritja mesatare nominale nga 1 janari duhet të jetë 205 euro, që është 35 për qind. Infermierët tani mesatarsish marrin 412 euro dhe paga e tyre do të rritet për rreth 166 euro. Miloviq tha se paga bazë e mjekëve do të rritet nga 780 në 1032 euro, ndërsa rritja e pagave bazë për nënspecialistët mjekësorë do të jetë 32.43 për qind. Miloviq tha se të punësuarit me të ardhura më të ulëta do të kenë rritje më të madhe, ndërsa drejtorët e institucioneve shëndetësore do të marrin më pak.

Ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq tha se “ndonëse një pjesë e publikut dyshonte se kjo mund të ndodhte në një kohë rekord, duke qenë se pothuajse asgjë nuk është bërë në 30 vjet, falë përpjekjeve dhe mirëkuptimit të madh të Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale ndaj sistemit shëndetësor, sot ka një plan të saktë dhe të qartë, i cili në varësi të miratimit të buxhetit mund të hyjë në fuqi që nga 1 janari”.

Ministri i financave Millojko Spajiq theksoi se prezantimi përfshin shembuj konkretë të rritjes së qëndrueshme të pagave për punonjësit e shëndetësisë, ndërsa nga janari, edhe të punësuarit e tjerë në sektorin publik do të kenë rritje të pagave përmes programit “Evropa Tani!”, i cili kërkon miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022. “.

  • 1

    Radio