Aktuale Më shumë

Sot protestë e re në Podgoricë

Prej tvteuta09:16, 20 Dhjetor 2022

Protesta e re e lëvizjes, “Jemi mjaft” do të mbahet sot nga ora 19:00 para Kuvendit të Malit të Zi, njoftoi këshilli organizativ, duke shtuar se kanë organizuar ardhje nga të gjitha qytetet. Nga kjo  Lëvizje theksojnë se në protestat e mëparshme për ruajtjen e Malit të Zi dhe të ardhmes së tij evropiane janë mbledhur mbi 60 mijë qytetarë.

Thuhet se ardhjet nga të gjitha qytetet janë organizuar për shkak të interesimit të madh të qytetarëve nga i gjithë Mali i Zi, të cilët, siç theksohet, duan të shprehin pakënaqësinë e tyre për situatën e krijuar nga Qeveria aktuale.

  • 1

    Radio