Politikë Më shumë

Sot ora e kryeministrit

Prej tvteuta11:09, 28 Qershor 2017

Kryeministri i Malit te Zi Dushko Markoviq sot ne Kuvend do tu përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve të deputeteve. Pyetjet kanë të bëjnë më ndikimin e NATO integrimeve në sigurinë e shtetit,reformat dhe projeksionet e përfundimit të bisedimeve dhe anëtarësimit të ardhshëm të Malit të Zi në Bashkimin Evropian,si dhe për iniciativën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq për formimin e tregut unik ekonomik  në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Parlamenti i Malit të Zi do të fillojë seancën e re  me 12 pika të rendit të ditës  ditë e enjte .

Deputetët  do të deklarohen  për Propozim ligjin për zbatimin e vendimit  të Gjyqit kushtetues të Malit të Zi të datës 19. prill , me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen sociale dhe te fëmijëve, si dhe masat restriktive  ndërkombëtare dhe  ligjit penal. Në këtë seancë  do të shqyrtohet  edhe raporti  me propozimin për dhënien e lejes që kundër  deputetit Nebojsha Medojeviq të iniciohet  procedura penale dhe ti caktohet paraburgimi.

  • 1

    Radio