Aktuale Më shumë

Sot në fuqi alarmi i kuq i motit, temperatura deri në 41 gradë

Prej tvteuta10:41, 15 Korrik 2024

Meteorologët kanë njoftuar se sot në Mal të Zi është në fuqi alarmi i kuq i motit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 deri në 26 gradë, ndërsa ajo më e lartë ditore do të lëvizë nga 30 deri në 41 gradë.

Sot do të mbajë mot me diell dhe nxehtë, me vranësira të dobëta deri në mesatare gjatë ditës.

“Era e dobët deri mesatare, drejtim i ndryshueshëm”, njofton Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Në Podgoricë do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu.

Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 26 gradë, më e larta ditore do të jetë 41 gradë.

Alarmi i kuq i motit është një paralajmërim për fenomene shumë të rrezikshme të motit. Dukuritë e rrezikshme të parashikuara të motit ndodhin jashtëzakonisht rrallë dhe janë të një intensiteti të tillë sa mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe të jenë shumë të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.

Rekomandohet kujdes i shtuar dhe monitorim i vazhdueshëm i parashikimit të motit.

  • 1

    Radio