Sociale Më shumë

Sot kanë filluar provimet e gjysëmmaturantëve

Prej tvteuta16:03, 27 Maj 2020

Nga dita e sotme të gjithë gjysëmmaturantët në Mal të Zi i nënshtrohen provimeve të maturës. Provimi i gjuhës amtare realizohet gjatë ditës së sotme, lënda e matimatikës do të jetë nesër, ndërsa lënda zgjedhëse ditën e premte. Dul Asllani, drejtori i shkollës fillore “Marko Nuculloviq” deklaron për televizionin Teuta se nxënësit janë të përgaditur mjaftueshëm dhe beson në rezultatet e tyre pozitive.

Që para paraqitjes së rasteve të para të koronavirusit në Mal të Zi, të gjitha institucionet arsimore janë të mbyllura dhe arsimimi është transferuar në atë online, ku nxënësit përmes projektit Mëso në shtëpi si dhe platformave të ndryshme kanë marr njohuritë e duhura.

  • 1

    Radio