Sociale Më shumë

Sot 27 vjetori i shpalljes së Malit të Zi Shtet Ekologjik

Prej tvteuta15:37, 20 Shtator 2018

Me 20 shtator të vitit 1991 , Mali i Zi është shpallur shtet ekologjik , pas votës pro të pjesës më të madhe te deputeteve të Kuvendit të Malit të Zi,  të cilët votuan në seancën e posacme të mbajtur në ambijent të hapur në qytetin e Zhablakut. Sipas këtij vendimi gjendja e ekosistemit në Mal të Zi do të mbrohej dhe do të zhvillohej dukshëm . Mirepo , për fat të keq këto ide kanë mbetur vetëm në letër. Keshtu deklaroi per TvTeuta nje nga ekologet me më pervojë në Komunën e Ulqinit , Kryetari i OJQ ” Hapi i Gjelbërt ” Xhelal Hoxha . Në deklaratën e shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik thuhej se ky shtet i përmbush të gjitha kriteret më të larta dhe normat nga fusha e mbrojtjes së ambijentit jetësor. Edhe sot, 27 vite më vonë Mali i Zi po vazhdon të përballet me një numër të madh të problemeve ekologjike , kurse situata në disa fusha siç  është trajtimi i mbeturinave është përkeqësuar dukshëm.

  • 1

    Radio