SOS telefoni nis realizimin e projektit të ri
Prej tvteuta15:17, 5 Qershor 2018
OJQ “SOS Telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës” –Ulqin filloi realizimin e projektit” Vendosja e trajtimit efektiv dhe mbrojtja e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës ” Ky projekt është mbështetur përmes projektit “Komuniteti im – i Komunitet i Fortë” i implementuar nga Qendra për Zhvillimin e OJQ-ve CRNVO dhe financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi.
„Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë ,dhe i qëndrueshmërisë së shërbimit mbështetës për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Ulqin,si dhe zhvillimi i kapaciteteve të SOS telefonit në Ulqin në ofrimin e e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës në familje dhe rritjen e ndikimit në zbatimin e ligjeve dhe politikave lokale ka deklaruar për Televizionin Teuta Hatixhe Nelaj ,koordinatore e projektit në fjalë.