Sociale Më shumë

Sonte nata e madhe e Miraxhit

Prej tvteuta16:27, 13 Prill 2018

Sot, më 13 prill është nata e madhe e Miraxhit . Miraxh do të thotë “shkallë, ngjitje, lartësim”. Nata e shënuar e Mi’raxhit bie në natën e 26 të muajit Rexheb (sipas kalendarit hënor). Sipas besimit islam, Israja është udhëtimi i natës i pejgamberit Muhamed nga Meka deri në xhaminë el Aksa në Jerusalem, ndërsa Miraxhi është udhëtimi qiellor i tij. Kjo është një datë me vlera të mëdha universale deri sa të ekzistoj kjo botë për njerzimin, sepse përçon mesazhe që janë për çdo vend, për çdo kohë, për çdo shoqëri, deklaron teologu Besim Cura në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”.

Në Miraxh, Pejgamberi jo vetëm u ngjit në horizontin kufitar të njohjes njerëzore, madje edhe tej kapacitetit të engjëllit Xhibril, por iu afrua vendit ku do të bashkëbisedonte me Krijuesin e Gjithësisë.

  • 1

    Radio