Kulturë Më shumë

Sonte fillon “Panairi i librit” në Ranë

Prej tvteuta13:37, 10 Gusht 2017

 

Sot në ambientet e biblotekës së Ulqinit organizatorët e Panairit të librit  që janë Qendra kulturore dhe Bibloteka, mbajtën konferencën për media në prag të edicionit të 17-të të këtij aktiviteti. Drejtori i Qendrës për kulturë Astrit Salaj dhe udhëheqësja e biblotekës Ardita Rama  shpalosën programin pesë ditor. Në këtë panair marrin pjesë mbi 30 shtëpi botuese dhe distributer të librave nga rajoni, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, kurse risi këtë vit janë dhe dy shtëpi botuese nga Mali i Zi, “Nova knjiga” dhe “Narodna knjiga”, poashtu do të jenë të pranishëm dhe Fondi për realizimin e të drejtave të njeriut me botimet e veta, por nuk do të  mungojnë as “Art Clubi” dhe “Ulqini”. Përveç vizitës së stendave, organizatorët kanë përgaditur dhe mbrëmje letrare. Më datë 10 gusht në ora 20.00 në biblotekën e qytetit do të mbahet mbrëmje e titulluar “Tre shkrimtar dhe vendlindja” me pjesëmarrës akademikët Mehmet Kraja dhe Zuvdija Hoxhiq dhe shkrimtarin Hajro Ulqinaku, ndërsa me datë 13 gusht  poashtu në orën 20:00 në biblotekë do të bëhet përurimi i librit “Muret” (“Zidovi”) të poetit Enes Haliloviq.

Panairi i librit zyrtarisht hapet sonte në ora 20:00 në Ranë dhe fjalën përshëndetëse përveç kryetarit të komunës Nazif Cungut, do ta kenë dhe ministri i kulturës së Malit të Zi Janko Lumoviq si dhe akademiku Mehmet Kraja.

Edicioni i 17-të i Panairit të librit  do të zgjasë deri me datë 14 gusht nga ora 18:00 deri në ora 24:00.

  • 1

    Radio