Kulturë Më shumë

Ilir Çapuni panelist në ICT Awards

Prej tvteuta17:37, 6 Shkurt 2019

Sonte në ArTurbina në Tiranë do të bëhet hapja e Edicionit të 7-të të ICT Awards, garë mbarëkombëtare e mendjeve të ndritura në fushën e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe bizneseve sapo të lançuara, e cila do të vihet në kërkim të identifikimit dhe shpërblimit të të arriturave dhe të rejave që kurrë nuk perëndojnë.

Në panel, në cilësinë e Jurisë së ICT Awards, do të jetë edhe Dr Ilir Çapuni, kryetar i kuvendit komunal të Ulqinit, I cili do të flasë mbi punën, këshillat, sfidat dhe përgjegjësitë që mbart kjo trupë e pavarur. Dr Çapuni ndër të tjera ka stërvitur ekipin olimpik të Shqipërisë në informatikë dhe sjellur medaljen e parë nga një olimpiadë ndërkombëtare në këtë fushë në vitin 2014. Ka themeluar Laboratorët e Ekselencës nga i cili kanë dalë disa produkte dhe kompani spin. Eshtë njëri nga themeluesit e konferencës Balkan Communications dhe një anëtarët e bordit drejtues të saj, edicioni i parë i të cilës u mbajt në Tiranë në maj-qershor 2017. Eshtë kërkues aktiv në disa fusha të shkencave kompjuterike.

  • 1

    Radio