Sonte emisioni “Portreti” : Protagoniste Inxh. Gjejlane Hoxha, specialiste e konservimit (VIDEO)
Prej tvteuta09:39, 9 Tetor 2017
Sonte në orën 21.00 në TV Teuta mund të ndiqni emisionin “Portreti” me Hatixhe Nelaj.
Protagoniste e emisionit është Inxh.Dip. Gjejlane Hoxha, arkitekte dhe specialiste e konservimit.
Gjejlane Hoxha rrjedh nga familje intelektuale, me nënën nga Ulqini dhe babanë nga Kosova.
Në spektrin profesional vendor dhe ndërkombëtar respektohet si personalitet energjetik dhe humanist, e fokusuar në punë me përkushtim dhe etikë, gjithmonë e udhëhequr mbi parime dhe standarde të larta profesionale.