Aktuale Më shumë

Skandali i radhës: Komuna e Ulqinit duhet ti paguajë 6 milionë euro kompanisë Rekreaturs

Prej tvteuta09:46, 13 Dhjetor 2018

Gjykata e Apelit ka përcaktuar që Komuna e Ulqinit duhet ti paguaj kompanisë Rekreaturs nga Budva rreth 4 milionë euro për rrëzimin e objekteve të kësaj kompanie në vitin 1979. Sipas vendimit në lëndën e njohur si “K1”, Komuna duhet të paguaj të gjitha mjetet në afatin prej 8 ditëve nga sjellja e vendmimit, prandaj pritet që xhirollogaria të bllokohet së shpejti.

Ky vendim është njëri prej vendimeve të shumta në dëm të Komunës së Ulqinit për raste të ndodhura në vitet e komunizimit, edhe pse në atë kohë Komuna nuk ka pasur kompetencat e sotme. Mund të thuhet se ky vendim Komunën e Ulqinit e çon drejt falimentimit.

  • 1

    Radio