S’ka zhvillim pa investime
Prej tvteuta10:41, 26 Shkurt 2015
Kryetari i Keshillit komunal te PDS-se Loro Nrekiq paralajmëron një fushatë shumë active në vigjile të Konventes së Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve, e konvokuar më datën 11 prill. Ai thotë se ky është një rast i mirë për të analizuar periudhën e mandatit në largim për të përtëri radhët me anëtarësi të re edhe për të shkuar sa më të përgatitur në Kongresin e PDS, i cili parashihet të mbahet në qershor të këtij viti.
Nrekiq nënvizon se një vemendje e posaçme do t i kushtohet integrimit të femrës në strukturat partiake, por ai apostrofon se Ulqini pa pjesëmarrjen e PDS në qeverisjen vendore nuk ka zhvillim.Dihet mirëfilli se s ` ka avansim ekonomik pa investime. Në këtë atmosferë, edhe nga Ulqini kanë migruar mbi 100 të rinj për të gjetur një jetë më të mirë.