Simoviq: Nuk jam i kënaqur me punimet në rrugën Ulqin-Krythë

Prej tvteuta10:53, 12 Korrik 2018

Gjatë vizitës në Ulqin, zëvendëskryeministri dhe ministri i bujqësisë Millutin Simoviq komentoi edhe rrjedhën e punimeve në rrugën rajonale Ulqin-Krythë. Ai tha se punët janë duke u kryer ngadalë çka duhet të ndryshojë në periudhën në vijim. Ai gjithashtu iu referua punimeve në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike që CEDIS bëri muajt e kaluar.

“Do të ishte më e kënaqshme që ky projekt të ecte më shpejt, shpresojmë që një pjesë e mirë do të përfundojë deri në fund të sezonit dhe se sezonin e ardhshëm do ta presim me një rrugë plotësisht të re. Jam i kënaqur edhe me investimin që ka bërë CEDIS, i cili do të jetë i një rëndësie të madhe për qytetarët, por nga ana tjetër kam pasur rastin të dëgjoj se edhe pse u vendos kabina dhe u ndërtua nënstacioni, i gjithë procesi vuan për arsye të  mosmarrëveshjeve të pazgjidhura pronësore, gjë që është e papranueshme për investime të tilla, “tha Simoviq.

  • 1

    Radio