Shumë pak pjesmarrës në protestë për çmimet e karburantit

Prej tvteuta10:08, 11 Qershor 2018

Protesta për rritjen e çmimeve të karburantit e cila u organizua ditën e djeshme edhe në Ulqin, nuk pati përgjigjen e duhur pasi numri i pjesmarrësve ishte shumë i vogël. Kjo protestë u organizua edhe në qytetet e tjera të Malit të Zi, ku në disa prej tyre pati suksesin e duhur por në disa si Podgorica dështoi plotësisht.

Qëllimi i protestës ishte që të tregonte pakënaqësinë e qytetarëve me çmimet tepër të larta të karburantit, por mos ekzistenca e traditës protestuese dhe tendenca që kritikat të jenë vetëm retorike kanë ndikuar që numri i pjesmarrësve të jetë nën nivelin e pritur.

  • 1

    Radio