Aktuale Më shumë

Shtoj: Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një shtetasi të Kosovës

Prej tvteuta16:46, 7 Korrik 2022

Drejtoria e Policisë ka arrestuar ditën e sotme në Shtoj të Ulqinit personin me incialet A.D (23) nga Rozhaja, i cili dyshohet për kryerje të veprës së vrasjes së mbetur në tentativë. Sipas njoftimit nga policia, personi në fjalë më 10 qershor të këtij viti, ka sulmuar me thikë një shtetas të Kosovës, të cilit i ka shkaktuar plagë të rrezikshme për jetën. I njëjti person dyshohet se një ditë më hertë ka sulmuar fizikisht edhe një person tjetër nga Kosova. I dyshuari pas arrestimit është paraqitur pranë Prokurosrisë së Lartë në Podgoricë për procedim të mëtejshëm.

  • 1

    Radio