Aktuale Më shumë

Shtëpia e Shëndetit në Ulqin gëzon një ashensor të ri falë familjes Kurmemaj

Prej tvteuta15:12, 23 Shkurt 2024

Fondacioni humanitar “Trojet Tona”, me përfaqësues dhe donatorë familjen Dina dhe Ahmet Kurmemaj, në një donacionë me vlerë prej 75 mijë eurove bënë të mundur që Shtëpia e Shëndetit në Ulqin të gëzojë një ashensor të ri.

Kontributi i familjes Kurmemaj për vendlindjen është i herë pas hershëm, dhe bëhet fjalë gjithmonë për donacione të cilat janë në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, doktoreshë Sadije Hollaj u shprehë shumë falënderuese ndajë këtij doncaioni kaq të madh dhe më rëndësi.

Ky ashensorë ishte më se i nevojshëm sidomos për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuar dhe dukshëm lehtëson qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore”, u shpreh ndër të tjera ajo.

 

“Komuna e Ulqinit i falënderohet përzemërsisht familjes Kurmemaj si dhe Fondacionit “Trojat Tona” të cilët vazhdimisht punojnë dhe dhurojnë mjete për përmirësimin e kualitetit të jetesës për qytetarët e Ulqinit”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Beqir Sellaj.

Përfaqësuesja e Fondit humanitar “Trojet Tona”, Vjollca Lika Çobaj, tha se ky donacion vjen në kujtim të babait të Ahmet Kurmemaj. “Familja Kurmemaj si çdo familje tjetër e cila ka migruar në Shtetet e Bashkuara padyshim që ka hasur në vështirësitë e veta. Duke u nisur nga ajo se edhe atyre dikush u ka shtrirë dorën, po bëjnë të njëjtën gjë tani që kanë mundësi dhe po ndihmojnë në vendlindjen e tyre”, u shpreh Çobaj.

Gjeste të tilla janë shembulli më i mirë i humanizmit.

  • 1

    Radio