Shtabi lokal për mbrojtje dhe shpëtim : Të respektohen masat, përndryshe do të ketë ndëshkime

Prej tvteuta17:13, 16 Prill 2020

Shtabi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit mbajti sot takimin e katërt me radhë nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Kryetari Loro Nrekiq, njëkohësisht edhe udhëheqësi i këtij shtabi, deklaroi për televizionin tonë se në Komunën e Ulqinit ka 16 raste të regjistruara me Covid 19 dhe se duhet të repektohen masat në përpikshmëri. Çdo mos respektim i masave mbrojtëse mund të  kushtojë shumë, sepse virusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, tha Nrekiq. Ai shtoi se përfaqsuesit e këtij shtabi janë duke dhënë maksimumin që të mbajnë situatën nën kontroll, andai apeloi tek qytetarët që të kenë durim dhe të respektojnë masat e sjellura.

  • 1

    Radio