Aktuale Më shumë

Shqyrtimi publik për buxhetin e vitit 2022: Mbi 8 milionë euro investime kapitale

Prej tvteuta17:50, 2 Dhjetor 2021

Në ambientet e Komunës së Ulqinit sot u mbajt shqyrtimi publik i draftit të buxhetit për vitin 2022. Draftin e prezantoi sekretari për financa Sead Osmanoviq, i cili tha se buxheti operativ është planifikuar në masën prej rreth 7.8 milionë, ndërsa ai kapital rreth 8.4 milionë euro.

Osmanoviq tha se buxheti në disa aspekte është mjaft ambicioz, sidomos ai kapital, dhe se nuk do të jetë  i lehtë për tu realizuar, por shpresojnë në performancë të mirë. Investimi kryesor është ai në rrjetin e ujësjellësit, për të cilin vitin e ardhshëm planifikohen 4 milionë euro.

Investime të tjera me rëndësi janë ndërtimi i garazhit për parkim.

Disa nga ndërmarrjet publike, të paktën në letër, pritet të përfitojnë më shumë nga buxheti se vitin aktual, por edhe kjo vështirë se do të mjaftojë pasi ato përballen me borxhe që janë në nivel ose edhe më shumë se buxheti i tyre vjetor. Pikëpyetje është edhe realizimi i buxhetit kapital, sidomos investmi në rrjetin e ujësëjellsit, për të cilin janë parashikuar 4 milionë euro. Këstet për këtë investim veç kanë filluar të arrijnë , ndërsa realizimi as nuk ka filluar. Megjithatë, deri në propozimin final me siguri që drafti do të pësojë ndryshime, dhe atëherë do të kemi një pasqyrë më të qartë të planit për vitin e ardhshëm.

  • 1

    Radio