Shpërthim i fortë në Stamboll, disa të plagosur
Prej tvteuta15:51, 13 Nëntor 2022
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e të dielës në rrugën Istiklal të Stambollit. Në këtë pjesë të qytetit janë dërguar një numër i madh ekipesh mjekësore, policore dhe zjarrfikëse.
Siç raporton Hurriyet, sipas asaj që u dëgjua nga radio stacioni i zjarrfikësve, në vendngjarje ka shumë të lënduar. Deri tani raportohet për 11 persona.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm me armë apo bombë. Policia ka mbyllur rrugët.