Sociale Më shumë

Shpërndahen tekstet falas për nxënësit fillestarë

Prej tvteuta15:14, 2 Shtator 2019

Në shkollën fillore “Mareshali Tito” në Ulqin, sot u organizua ceremonia solemne e shpërndarjes së teksteve shkollore falas për nxënësit e klasës së parë, të cilët financohen nga Komuna e Ulqinit. Në ceremoni, përveç fëmijëve dhe mësimdhënësve, ishin prezent edhe përfaqësuesit e komunës, të udhëhequr nga kryetari Loro Nrekiq, i cili ju uroi fëmijëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm në bankat e shkollës. Drejtori i kësaj shkolle, Arben Llunji, falenderoi Komunën e Ulqinit për donacionin dhe njoftoi se këtë vit pas një kohe të gjatë, në këtë institucion janë regjistruar 7 paralele të fillestarëve.

  • 1

    Radio