Kulturë Më shumë

Shoqata “Labeatët” solli në Ulqin rreth 50 veshje dhe piktuara me motive kombëtare

Prej tvteuta09:48, 5 Mars 2018

Në galerinë e Qendrës Kulturore shoqata Labeatët e udhëhequr nga Luljeta Avdiu Cura organizoni ekspozitën me motive kombëtare, në të cilën u prezantuan rreth 50 veshje tradicionale kombëtare si dhe piktura me motive kombëtare. Veshjet tradicionale të kornizuara janë të punuara nga etnografja kosovare, Erodita Qorkadiu Haxhiu, ndërsa pikturat janë të punuara nga piktorja Valdete Berisha, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë.

Në hapje të ekspozitës folën  dr Nail Draga, organizatorja Luljeta Avdiu Cura, dy pjesmarrëset e ekspozitës, sekretari i KKSH-së Faik Nika  si dhe piktori Jozo Koçoviq i cili edhe e shpalli të hapur ekspozitën. Për të pranishmit ishte përgaditur edhe një program kulturor, recitim nga Behar Pali, dhe këngë popullore shkodrane të interpretuara nga këngëtarja shkodrane Klodiana Vata. Të pranishëm në këtë ekspozitë përveç një numri të madh të qytetarëve ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi , shkëlqesia e tijë Ernal Filo, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi shkëlqesija e tijë Skender Durmishi.

  • 1

    Radio