Shoqata e mërgimtarëve nga Australia ndihmon familjen Llunjiq

Prej tvteuta09:24, 26 Maj 2019

Shoqata e mërgimtarëve nga Australia është angazhuar për të ndihmuar familjen katërantarëshe Llunjiq në Merkot, e cila ndodhet në gjendje të vështirë socio-ekonomike, pasi kryefamiljari Elez Llunjiq, 65 vjeçar, vuan nga epilepsia dhe nuk është në gjendje të punojë.

E gjithë familja varet nga puna e herëpasherëshme e së shoqes , Sebijes, por kjo nuk mjafton për të siguruar as nevojat elementare. Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Astrit Nikaj, i shoqëruar edhe nga ekipi i Televizionit Teuta , vizituan familjen në fjalë, të cilët shpresojnë në ditë më të mira. Shoqata e mërgimtarëve do të angazhohet në mbledhjen e fondeve për të ndërtuar një shtëpi të re për këtë familje.

  • 1

    Radio