Kulturë Më shumë

Shoqata e Gruas Shqiptare dhuron objekt  për Bashkësinë Islame në Ulqin

Prej tvteuta14:31, 21 Shtator 2018

Shoqata e Gruas Shqiptare i ka dhuruar një objekt dy katësh prej 215 m2 dhe tokës me sipërfaqe prej 500 m2 Bashkësisë Islame në Malin e Zi – Mexhlisit të Bashkësisë islame Ulqin, mësohet nga BI Ulqin. Ne ceremonin e nënshkrimit të Dorëzim-Pranimit te këtij objekti kanë qenë prezent kryetarja  e kësaj shoqate z-nj Merita Muçaj, Reisi Rifat ef. Fejziq, kryetari i mexhlisit z. Sabadin Dino Gorana. zv. Reisi, Omer ef. Kajoshaj dhe Sadmir ef. Haxhijiq, Kryeimami Ali ef. Bardhi, sekretari h.Agim Dragovoja dhe Imam Mirsad ef. Muçaj. Ky objekt do të shërbejë  si mekteb-foshnjore e Mexhlisit të B.i. Ulqin për fëmijët e komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio