Shkolla në Sukubinë: Komuna ka përmbushur detyrimet, priten Ministria dhe diaspora
Prej tvteuta15:53, 8 Nëntor 2016
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën sot perfaqësuesit e Bashkësisë lokale Sukubinë, prindër të nxënësve të shkollës në ndërtim dhe Drejtorin e shkollës ,,Bedri Elezaga” njofothet nga kabineti Në takim u prekën një sërë çështjesh që preokupojnë banorët e kësaj Bashkësie Lokale . Theks i veçantë iu kushtua vazhdimit të punimeve në shkollën në Sukubinë dhe transportit të nxënësve.
Kryetari Cungu tha se Komuna është e interesuar që punimet në shkollën e Sukobinës të përfundojnë sa më parë. Ai nënvizoi që komuna i ka kryer obligimet e saja të paraparë me marëveshje, dhe mbetet që në ditët në vijim diaspora të kryej pjesën e saj të mjeteve e më pas Ministria e arsimit. Kryetari Cungu theksoi se do të përcjellë me vëmëndje rrjedhën e punimeve në shkollë, dhe se komuna merr obligim që të refundojë shpenzimet e udhëtimit për transportin e fëmijëve nga Sukobina në shkollën amë që ka qenë preokupim për prindërit. Në takim u prekën dhe çështje të tjera  me interes për komunitetin e kësaj ane.