Sociale Më shumë

Shkolla Fillore “ Bedri Elezaga”shënon Ditën Evropiane të gjuhëve ,në oborrin e shkollës mbillen 3 rrënjë ullinj

Prej tvteuta13:43, 24 Shtator 2021

Shkolla Fillore Bedri Elezaga” me një program  modest  të përgatitur nga aktivi i gjuhëve ,nën mbikëqyrjen e  profesoreshë Luljeta Avdiu Cura shënoi  Ditën Evropiane të gjuhëve ,apo  Europen Day of Languages .Për nderë të kësaj dite kryetari i Komunës së Ulqinit  Aleksandar Daboviq shkollës në fjalë i   dhuroi  4 rrënjë ullinj. Të pranishëm ishin nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, përfaqësues e disa institucioneve ,si dhe përfaqësues të Agjencisë   Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar  (JICA) në krye me Z. Juha Kamija.

Kryetari i  Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq vlerësoi aktivitetin në fjalë duke thënë se ata që e njohin historikun e kësaj shkolle e dinë se kemi të bëjmë me një institucion model ndër vite e dekada e që fatmirësisht kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite.  Daboviq tha se për të gjitha sukseset e arritura merita i   takon   kolektivit, udhëheqësisë , nxënësve ,prindërve, por edhe diasporës tonë që aq shumë është e lidhur me vendlindjen.

Drejtori i shkollës Fillore “Bedri Elezaga “Mustafë Bardhi  në fjalën e tij përshëndetëse tha :

“ Qëllimi i këtij aktiviteti është që të nxisë mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën, e si tillë mbështetet edhe me iniciativën e Këshillit të Evropës. Synimet e këtij aktiviteti është që të vlerësojë të gjitha gjuhët e kulturat Evropiane si dhe kontributin e njerëzve që kanë avantazhe shumë gjuhësi .” tha  ndër tjera  Mustafa .Më pas nxënësit e kësaj shkolle interpretuan poezi dhe pjesë të interpretuara në violinë dhe piano. Aktiviteti u përmbyll  duke lëshuar lartë  tullumbacet   e paqes.

Në fund në oborrin e shkollës u mbjelljen tre ullinj, nga kryetari i Komunës Aleksandër Daboviq ,arsimtari më në moshë Reshit Ujkashi dhe përfaqësuesja e Agjencisë  Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar  (JICA)  Z. Juha Kamija.

 H.Nelaj

 

 

  • 1

    Radio