Shkarkohet drejtoresha e RTMZ-së

Prej tvteuta16:09, 7 Qershor 2018

Këshilli drejtues i Radiotelevizionit të Malit të Zi ka shkarkuar sot me shumicë votash drejtoreshën e deritanishme Andrijana Kadija. Për shkarkimin e saj, i cili në rend të ditës u vendos me iniciativën e anëtarit Mimo Drashkoviq, votuan 6 antarë, kurse dy antarë ishin kundër.

Kadija pas shkarkimit tha se ishte e kënaqur që situata ka përfunduar në këtë mënyrë, pasi funksionimi në mes Këshillit dhe udhëheqësisë së këtij institucioni ishte bërë i pamundur. Nga organizatta joqeveritare dhe opozita, kërkesa për shkarkimin e ish-drejtoreshës Kadija, është bërë me qëllim që ky institucion të kthehet nën kontrollin e Partisë Demokratike të Socialistëve.

  • 1

    Radio