Sociale Më shumë

Shitësit në treg vazhdojnë me ankesa. Nga “Veprimtaritë komunale” thonë se veprojnë sipas rregullores

Prej tvteuta18:37, 15 Tetor 2021

Shitësit në tregun e gjelbër në Ulqin vazhdojnë me ankesa të tjera pas rregullimit të banakut. Ndërsa nga NP “Veprimtaritë Komunale”  shprehen se  po veprojnë sipas rregullores së tregut

Pas transmetimit në Televizionin Teuta  të problematikës së banakëve të thyer në tregun e gjelbër në Ulqin, menjëherë kanë reaguar nga NP “Veprimtaritë Komunale” në rregullimin e tyre. Mirë po anakesat dhe shqetësimet e shitësve nuk ndalen aty, ata për mikrofonin e Televizionitn Teuta listuan një sërë problematikash me të cilat hasen në këtë treg, siç është papastërtia, mungesa e rrymës elekrike dhe prizave, mungesa e higjienës në banjo, pikimi i shiut nga çatija e të tjera.

Duke qënë se tregu i gjelbërt është në kompetencat e NP “Veprimtaritë Komunale“ dhe pothuajse të gjitha këto ankesa u adresohen atyre, ata kanë reaguar duke thënë se janë duke punuar në përputhje me rregulloren e tregut dhe se dhe vetë shitësit nuk janë shumë të përgjegjshëm në zbatimin e saj.

Por ndryshe mendojnë shitësit në treg të cilët përballen prej së afërmi me vështirësitë e përditshme në mjedisin e tyre të punës. Sa kohë që shitësit dhe administratorët publik të tregut qendror të Ulqinit nuk bien dakort për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në aktivitetin e përditshëm të tij, ai që pëson është konsumatori, i cili përveç çmimeve në rritje, i duhet të ballafaqohet shpesh edhe me cilësinë e ulët të shërbimit .

  • 1

    Radio